E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Vjenë, shembet kantieri i ndërtimit, humbin jetën disa persona, mes tyre dhe tre shtetas të Kosovës

Një aksident tragjik është regjistruar në Vjenë, ku disa persona kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi, përfshirë edhe tre shtetas të Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Austri, ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në distriktin Alsergrund, gjatë zhvillimit të punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit është shembur, duke zënë nën rrënoja punëtorë të pranishëm në vendin e punës.

Sipas RTK-së, autoritetet austriake kanë konfirmuar se në mesin e viktimave janë Istref Zekajn, Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977), të tre shtetas të Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Austri ka shprehur dhimbjen e thellë për këtë tragjedi dhe u ka përcjellë ngushëllime familjeve të viktimave. Po ashtu, bëhet e ditur se ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe është e angazhuar për të ofruar mbështetje për familjarët e të ndjerëve.

Autoritetet austriake po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›