E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat detare shpëtojnë një anije turke në ujërat tona

TIRANE - Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se Qendra Ndërinstitucionale Operacioanle Detare dhe Komanda e Forcës Detare shqiptare kanë bërë të mundur shpëtimin e një anijeje me flamur turk, e cila kërkoi ndihmë paraditen e sotme rreth orës 10.00, si pasojë e një avarie të ndodhur rreth 14 milje larg bregdetit të Durrësit.

Në një njoftim të zyrës për shtyp të kësaj ministrie, thuhet se "menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, Qendra Ndërinstitucionale Operacioanle Detare dhe Komanda e Forcës Detare, urdhëruan daljen në det të anijes së gatshme A-01 (Archangel) nga Baza Detare e Pasha Limanit.

Pas arritjes në destinacion, komandanti i A-01, raportoi se u bë i mundur riparimi i defektit teknik në anijen me flamur turk. Më pas anija ka vazhduar lundrimin normalisht dhe pritet të ankorohet në Portin Detar, Durrës, rreth orës 14.00”.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›