E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident vdes shtetasja amerikane plagoset burri dhe krushku

Aksidenti ndodhi ne oret e para te mengjesit ne Tepelene ku nje kamioncine u perplas me nje maune

Nje pasagjere me nenshtetesi amerikane mbeti e vdekur ndersa u plagosen rende bashkeshorti dhe krushku i saj me te cilet ajo po udhetonte pas perplasjes qe makina e tyre pati me nje maune ne Memaliaj. Sipas policise lokale pas nje telefonate ne Sallen Operative te Komisariatit te Policise Tepelene se ne aksin rrugor nacional Tepelene - Krahs ne vendin e quajtur Kthesa e Luftinjes Tepelene ka ndodhur nje aksident me vdekje forca te shumta shkuan ne ngjarje dhe nisen hetimet. Me pas policia njoftoi se ne aksin rrugor nacional Tepelene - Krahs ne vendin e quajtur Kthesa e Luftinjes Tepelene automjeti tip Ford kamioncine me targa greke EMK 38 74 qe drejtohej nga shtetasi Sokol Lepeja i datelindjes 1953 lindur dhe banues ne Shkoder duke udhetuar nga Athina per ne Shkoder ka goditur nga mbrapa nje automjet kamion maune me targa FR 49 74 C me drejtues mjeti shtetasin Subi Buzi. Ne automjetin tip Ford kamioncine udhetonin edhe dy pasagjere te tjere dhe konkretisht shtetasit Nush Prendi i datelindjes 1940 lindur ne Shkoder me nenshtetesi amerikane si dhe bashkeshortja e tij shtetasja Arta Prendi e datelindjes 1957 lindur ne Shkoder dhe kjo me nenshtetesi amerikane. Automjeti tip Ford kamioncine ishte i ngarkuar me materiale ndertimi si tuba metalike dhe derrasa druri. Si pasoje e goditjes automjeti tip Ford kamioncine eshte futur poshte kamionit dhe per pasoje jane plagosur shtetasit Sokol Lepeja drejtuesi i automjetit si dhe Nush Prendi pasagjeri ne kamioncine. Ndersa Arta Prendi bashkeshortja e Nush Prendit si pasoje e goditjes ne koke nga tubat metalike dhe derrasat e drurit qe ishin ne karrocerine e kamioncines ka gjetur vdekjen e menjehershme. Te dy shtetasit e plagosur jane transportuar ne spitalin e Tepelenes ku pas marrjes se ndihmes se pare mjekesore ndodhen jashte rrezikut per jeten. Grupi hetimor ka konstatuar se shkaku paraprak i aksidentit ka qene pagjumesia si dhe lageshtira e madhe ne rruge pasi binte shi me intensitet te larte. Policia njoftoi se po vijojne veprimet per percaktimin e plote te shkakut te ngjarjes si dhe drejtuesi i automjetit kamioncine shtetasi Sokol Lepeja pas marrjes se ndihmes se pare mjekesore do te shoqerohet ne ambientet e Njesise Rajonale te Policise Rrugore per veprime te metejshme ligjore.

Shkaqet e aksidentit

Sipas hetimeve te policise pagjumesia eshte bere shkak qe nje kamioncine e cila vinte nga Athina dhe shkonte drejt Shkodres te perplasej nga prapa me nje maune duke shkaktuar vdekjen e pasagjeres me nenshtetesi amerikane dhe plagosjen e burrit dhe krushkut te saj. Aksidenti i rende ndodhi paraditen e djeshme rreth ores 1100 ne aksin rrugor Tepelene - Krahs ne vendin e quajtur Kthesa e Luftinjes ne Tepelene. Sipas policise se Gjirokastres aksidenti ndodhi pasi automjeti tip Ford kamioncine me targa greke EMK 38 74 qe drejtohej nga shtetasi Sokol Lepeja i datelindjes 1953 lindur dhe banues ne Shkoder teksa po udhetonte nga Athina per ne Shkoder ka goditur nga mbrapa nje automjet kamion maune me targa FR 49 74 C qe drejtohej nga shtetasi Subi Buzi. Automjeti Ford kamioncine i ngarkuar me materiale ndertimi si tuba metalike dhe derrasa druri gjate goditjes eshte futur poshte kamionit dhe per pasoje jane plagosur shtetasit Sokol Lepeja drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri Nush Prendi. Grupi hetimor ka konstatuar se shkaku paraprak i aksidentit ka qene pagjumesia si dhe lageshtira e madhe ne rruge pasi binte shi me intensitet te larte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›