E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti plagoset ish-ministrja e Kultures me bashkeshortin

Automjeti me te cilin po udhetonte ish-ministria e Kultures eshte perplasur me nje tjeter automjet per shkak te shpejtesise se madhe

Nje tjeter aksident i rende ka ndodhur diten e djeshme ne oret e pasdites. Per pasoje kane mbetur te plagosur dy persona njeri ne gjendje te rende. Te lenduarit nga aksidenti jane Esmeralda Uruci ish-ministrja e Kultures bashke me bashkeshortin e saj. Aksidenti ndodhi ne autostraden Tirane - Durres km 12. Bashkeshortet Uruci po udhetonin ne mjetin me targa TR 8580 J teksa jane perplasur nga automjeti me targa TR 6058 K i cili pas aksidentit drejtuesi i saj eshte larguar menjehere nga vendngjarja ne drejtim te paditur. Forca te shumta policie kane mberritur menjehere ne vendngjarje dhe kane bere te mundur edhe shoqerimin ne spital te te plagosurve. Mesohet se bashkeshorti i ish-ministres ndodhet ne gjendje te rende per jeten. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit dhe kapjen e drejtuesit te mjetit me targa TR 6058 K. Te dy te plagosurit jane nisur me urgjence drejt Spitalit Ushtarak per te marre mjekimet e nevojshme. Sipas mjekeve gjendja shendetesore e ish-ministres eshte jashte rrezikut per jeten nderkohe qe gjendja e bashkeshortit te saj paraqitet ende kritike.

Shkaqet

Shirat e dy diteve te fundit dhe erresira si dhe shpejtesia e madhe duket se jane tre komponentet qe jane grumbulluar bashke ne aksidentin e djeshem. Sipas policise shkak i perplasjes fatale te dy automjeteve ku u plagos ish-ministrja e Kultures eshte lageshtira e madhe ne rruge dhe shpejtesia e madhe e te dy automjeteve. Policia ben me dije se bashkeshortet Uruci gjendeshin ne automjetin me targa TR 8580 J makina qe ka pesuar perplasjen me te rende. Pas perplasjes mesohet se makina tjeter me targa TR 6058 K u largua me shpejtesi nga vendngjarja duke mos u dhene ndihmen e pare te plagosurve. Policia ka kryer shoqerimin e drejtuesit te automjetit me targa TR 6058 K. Bashkeshortet Uruci mesohet se po udhetonin me makinen me targa TR 8580 J nderkohe qe mjeti qe i ka goditur ka qene me targa TR 6058 K.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›