E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize bllokohet 1000 m nen toke vdes minatori

Minatori Bajram Dalipi u bllokua mesditen e djeshme ne zonen D te nje miniere private pasi galeria ku ai po punonte u shemb

Shenohet viktima e radhes ne nentoken e galerive te minieres se Bulqizes. Nje minator ka humbur jeten diten e djeshme pasi galeria ku ai po germonte eshte shembur dhe e ka bllokuar nen toke. Policia dhe Reparti i Inspektim-Shpetimit te Minierave konfirmoi vdekjen e minatorit Bajram Dalipi i cili u bllokua mesditen e djeshme ne zonen D te nje miniere private. Grupi i shpetimit arriti te nxirrte trupin e pajete vetem pas 2 oresh kerkime. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se minatori Bajram Dalipi po punonte rreth 1000 metra ne thellesi te nje miniere private e cila nuk administrohet nga kompania koncesionare ACR. Minatori mbeti i bllokuar pas shembjes se nje pjese te galerise dhe nuk mundi te mbijetonte pavaresisht nderhyrjes se shpejte te grupit te shpetimit per ta nxjerre nga miniera. Nderkohe prokuroria ka leshuar urdher arreste per drejtuesit e galerise e cila sipas informacioneve te marra rezulton te jete e licencuar.

Ngjarja
Si cdo dite minatori 40-vjecar Bajram Dalipi babi i tre femijeve ka shkuar ne miniere per te nxjerre krom. Por teksa ka qene duke germuar ne thellesine 1000 metra te galerise ne zonen D te saj nje zone qe edhe here te tjera ka qene vater aksidentesh nje masiv dheu e guresh kane rreshqitur dhe e kane zene poshte. Alarmi eshte dhene nga minatoret e tjera pasi vonesa e tij per te dale nga thellesia e galerise i ka shqetesuar. Gjithashtu edhe zhurma e shkaktuar nga shembja ka alarmuar punetoret. Menjehere ata kane njoftuar personat drejtues qe kane ne perdorim galerine dhe kane hyre per te nxjerre minatorin nga miniera. Pas dy oresh kerkime ata kane mundur te zbulojne piken e aksidentit dhe me shume veshtiresi kane pas dy oresh e kane nxjerre nga thellesise e galerise. Por 40-vjecari ka humbur jeten pa mundur te marre ndihmen mjekesore per shkak te plageve te mara dhe bllokimit te frymemarrjes. Problemi i sigurise ne miniera mbetet problem shqetesues. Vetem nje muaj me pare minatori Fetah Shehu humbi jeten brenda galerise 66 se minieres ne Bulqize per shkak te shembjeve masive. Ngjarja me e rende qe sherbeu edhe si pikenisje per nje greve te gjate te minatoreve te Bulqizes per te kerkuar kushte sigurie u regjistrua me 18 tetor te ketij viti. Si pasoje e nje shperthimi te fuqishem ne nje pus ne te minieres se Bulqizes humbi jeten nje minator dhe u plagosen 8 te tjere. Pas nje greve disa javore kompania koncesionare ACR arriti nje marreveshje me minatoret te cileve u premtoi kushte me te mira pune e rritje pagash.

Shoqerohen kater persona per aksidentin

Pas hetimeve te para lidhur me aksidentin e ndodhur brenda galerive policia ka shoqeruar pasditen e djeshme kater persona te cilet do te mund te zbardhin tragjedine e rende te ndodhur ne galerite e minieres se Bulqizes. Policia ben me dije se te ndaluarit jane shtetasit Rrahim Laci pronar i galerise punetori Faik Dedja punetori Defrim Lala si dhe Mustafa Pata drejtues teknik. Minatori Bajram Dalipi humbi jeten teksa po punonte rreth 1000 metra ne thellesi te nje miniere private e cila nuk administrohet nga kompania koncesionare ACR.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›