Korce Arrestohet 23-vjecari per vjedhje me arme
Nje 23-vjecar ka rene ne prangat e policise se Korces pasi akuzohet per tentative vjedhje me dhune. Forcat e policise se ketij qyteti bejne me dije se arrestuan nje shtetas pasi dyshohet se ka tentuar te vjedhe me arme nje lokal te premten ne mbremje. Strukturat e policise bene te mundur arrestimin e shtetasit Marjol Kolonjari 23 vjec i denuar me pare per vepren penale Plagosje e rende. Dyshohet se 23-vjecari Kolonjari me arme dhe i maskuar ka tentuar te grabise leket e nje kazinoje ne vendin e quajtur Blloku Rinia ne Korce. Forcat e policise gjate kontrollit ne banesen e tij gjeten dhe sekuestruan me cilesine e proves materiale nje arme tip pistolete TT me disa fisheke si dhe nje kapuc me te cilet 23-vjecari mendohet se ka tentuar te realizoje vjedhjen e kazinose. Ceshtja ndaj tij i kaloi per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce.