E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidente mbi shina, nje i vdekur

TIRANE - Dy aksidente ne shinat e trenit kane ndodhur diten e djeshme, i pari ne Tirane qe ka pasur pasoje vdekjen, e i dyti ne Lac, me nje te plagosur. Nje aksident i rende hekurudhor me pasoje vdekjen ka ndodhur paraditen e djeshme ne zonen Fushe-Prezes prane Tiranes. Treni ka perplasur nje automjet bujqesor qe po kalonte mbi shina ne momentin e levizjes se trenit. 35-vjecari Agim Korriku eshte perplasur dje nga treni i linjes Shkoder-Tirane. Aksidenti ndodhi ne mengjes ne Fushe-Preze, ne afersi te kthese se vjeter te Rinasit. Sipas te dhenave, 35-vjecari Agim Korriku po levizte me karroce mbi shina, kur eshte perplasur nga treni. I aksidentuari eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak per te marre ndihmen e shpejte, por mjeket shprehen se gjendja e tij eshte e rende. Nga ana tjeter, policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur punen per dokumentimin e saj. Burimet policore thane se eshte shoqeruar edhe makinisti i trenit.

Aksidenti i dyte ndodhi po mengjesin e djeshem, por ne hyrje te stacionit hekurudhor te Lacit. Treni i pasagjereve i cili udheton nga Shkodra per ne Durres eshte perplasur me nje automjet "dum-dum", duke lene te plagosur drejtuesin e saj.

Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria hekurudhore, aksidenti i cili ndodhi rreth ores 08:30 te mengjesit, shkaktoi plagosjen e drejtuesit te mjetit, cili tashme ndodhet jashte rrezikut per jeten. Behet e ditur se shkak i aksidentit ka qene kalimi mbi shina i mjetit "dum-dum" nga nje rruge dytesore ne nje kohe qe pritej edhe kalimi i trenit, si dhe mberritja e tij ne stacionin e Lacit. Vetem pak jave me pare ne nje tjeter aksident hekurudhor humben jeten dy te moshuara. Grate kishin qene duke ecur mbi shina ne momentin kur ka kaluar treni. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›