E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza kerkon masen "arrest me burg"

Tirane - Prokuroria e Tiranes ka derguar dje ne gjykaten me te njejten emer dosjen hetimore per dy vellezerit e kapur me sasine prej 109 kg flori tek Garda e Republikes. Sipas burimeve prokuroria i ka kerkuar gjykates, caktimin e mases se sigurise "arrest me burg" per dy vellezerit Astrit Lamce, 45 vjec dhe Genci Lamce, 38 vjec. Dy vellezerit Lamce rane ne pranga tre dite me pare ne saje te operacionit te koduar "Ora e Florinjte". Gjate kontrollit te ushtruar ne punishten e tyre prokuroria gjeti dhe sekuestroi nje sasi floriri prej 109 kilogram flori si dhe nje sasi prej 367 kg bizhuterish. Nga verifikimet e kryera nga prokuroria ne te pakten dy prej faturave te fundit te leshuara nga dy vellezerit ka rezultuar se deklarimi nuk perputheshin me njera tjetren. Sipas burimeve nga prokuroria sasia e floriri duhet te kete qene edhe me e madhe sesa ajo e sekuestruar. Nga ana tjeter policia ka hedhur dyshime se sasia e arit i eshte vjedhur Thesarit te Shtetit, kjo per shkak te numrave te serise te vendosura ne shufrat e arit te sekuestruara. Te dy vellezerit perpara oficereve te Policise Gjyqesore nuk e kane pranuar akuzen e ngritur ndaj tyre, ate te "Kontrabandes me mallra". Sot, Gjykata e Tiranes do te vendose edhe masat e sigurise perkatese ndaj Astrit dhe Genci Lamce. R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›