Korrupsioni, formular per denoncimin
Ne fakt, formulari qe pritet t'u jepet pacienteve bashkengjitur me te gjitha te dhenat klinike te tyre si dhe me te dhena mbi pasojat e mundshme te nderhyrjeve kirurgjikale, nuk eshte i vetmi qe u eshte vene ne dispozicion ketyre hallexhinjve. Pak kohe me pare, kur ende ishte minister i Shendetesise Nard Ndoka, u dha nje urdher per shperndarjen e formulareve per pacientet, ne menyre qe te kishin mundesi qe te denonconin rastet korruptive qe i kishin provuar mbi kurrizin e tyre. Nje gje e tille nuk rezultoi e frytshme per shkak te frikes se pacienteve ndaj mjekeve. Gjithashtu, u vune ne dispozicion edhe numra telefoni, por denoncimet ishin pa emra konkrete dhe pa adresa.