E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente me 2 të vdekur në Lezhë e Korçë

LEZHE/KORÇE- Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë në autostradën Lezhë-Shkodër. Në afërsi të fshatit Gjadër, një mjeti u përplas me një zetor e, për pasojë, gjeti vdekjen një shtetas kosovar, i cili ende nuk është identifikuar. Policia tha se katër persona u përfshinë në aksident. Njëri prej tyre gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa tre të tjerë kanë marrë dëmtime të rënda, Mësohet se mjeti “Volsvagen” vinte nga Mali i Zil, kur është përplasur me zetorin. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë mungesa e sinjalistikës në atë pjesë të rrugës. Ndërkaq, në orët e vona të së shtunës, një emigrant i cili po udhëtonte drejt Kapshticës aksidentoi për vdekje drejtuesin e një mjeti që kishte ndaluar në rrugë. Ngjarja, sipas policisë ndodhi në orët e vona të së shtunës në aksin rrugor Korçë-Ersekë, rreth 2 kilometra në të dalë të qytetit të Korçës. Viktima, 35-vjeçari Elton Ruko, mësohet se kishte ndaluar mjetin e tij për shkak të një defekti. Ndërsa ai ishte duke shtyrë makinën e tij nga ana e pasme, ka ardhur mjeti i emigrantit me shpejtësi, duke e përplasur atë. Policia bëri të ditur se shoferi që shkaktoi aksidentin është 53- vjeçari Kristo Koço, i cili u arrestua pas ngjarjes.                        g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›