E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçovë, qytetarët lumë ankesash tek kryebashkiaku i ri për rrugët

Qyteti i Kuçovës

KUÇOVE- Rrugët e qytetit të Kuçovës janë mjaft të amortizuara. Kjo ka qenë ndër ankesat e para të banorëve tek kryebashkiaku i ri, Bardhyl Gjyzeli. Ai do të drejtojë Bashkinë e këtij qyteti për katër vitet e ardhshme, ndërsa banorët i kanë kërkuar investime në rrugët që janë plot gropa. Servet Tafa, një nga banorët e qytetit, u shpreh se infrastruktura është në pikë të hallit. Gjithandej me gropa dhe e shkatërruar, në dimër janë thuajse të pakalueshme. Banorë të tjerë shprehen se Bashkia prej 20 vjetësh nuk ka vënë dorë në rrugën e hyrjes së qytetit dhe rrugëve kryesore që lidh lagjen Tafil Skëndo  me lagjen 11 janari dhe varrezat e qytetit. Këto tri akse rrugore janë mjaft problematike dhe thuajse të pakalueshme. Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes së mëparshme nga drejtuesit që tashmë janë larguar, shprehen më tej banorët. Kryetari i sapokonfirmuar në detyrë në krye të Bashkisë, Bardhyl Gjyzeli, është njohur me shqetësimet si në fushatë, ashtu edhe pas fitores së tij si kryebashkiak i qytetit. Do të punojmë që të bëjmë realitet premtimet që kam dhënë në fushatë, u shpreh kryebashkiaku Bardhyl Gjyzeli. Ai theksoi se prioritet i punës së tij do të jetë pikërisht infrastruktura. Ai u ka premtuar banorëve rikonstruksionin e hyrjes së qytetit, si dhe të mjaft rrugëve të tjera të amortizuara.  d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›