E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Keshill i vecante per femijet me aftesi te kufizuara

Përkujdesja dhe lehtësitë në infrastrukturë për fëmijët me aftësi të kufizuara zënë një vend të veçantë në programin e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha.

Gjatë një vizite të zhvilluar në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”, Basha ka dëgjuar nevojat e tyre.

Ai bëri të ditur se do të rrisë fondet për financimin e projekteve në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara, sikundër në bashki do të funksionojë një këshill i veçantë për këta persona.

“Buxheti i kësaj shkolle që ka të bëjë me investimet dhe shpenzimet, do të jetë i rishikuar në favor të kësaj shkolle dhe aktivitetit të saj.
Jo gjithçka do të varet vetëm nga dora e vullnetarëve që u jemi mirënjohës.

Unë kam në plan ngritjen e një Këshilli, të kryesuar nga kryetari i Bashkisë, me pjesëmarrjen e të gjitha organizatave të personave me aftësi të kufizuar, sepse interesi i tyre shprehet më mirë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre dhe zëri do t’u dëgjohet në kryeqytet”, tha Basha.
Mungesa e vëmendjes së Bashkisë, ndaj kësaj shtrese, ka qenë një shqetësim i ngritur sistematikisht prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›