E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaret ndihen te pasigurt teksa konsumojne nje ushqim fast-foodi

Qytetarët ndihen të pasigurt teksa konsumojnë një ushqim fast-foodi.

Mungesa e kushteve higjieno-sanitare në shumë prej fast-foodeve në kryeqytet, sipas tyre lë për të dëshiruar.

Pamundësia për të ngrënë një ushqim të gatuar vetë apo në restorante gjatë ditës, i detyron që të konsumojnë ushqimet në pikat e tregtimit të ushqimit të shpejtë.

Në 10 vitet e fundit i gjen me një numër shumë herë më të madh, tashmë në çdo cep të kryeqytetit.

Të shumtë në numër, por të paktë në cilësi, ata u ofrojnë ushqim jashtë të gjitha standardeve qytetarëve në çdo orë të ditës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›