E Diel, 1 Nëntor 2026

Luanin me granaten vdes 9-vjecari dhe plagoset vellai i tij 4-vjecar

Një fëmijë ka mbetur i vdekur, ndërsa vëllai i tij më i vogël është plagosur ndërsa kanë guxuar dhe kanë luajtur me një garantë, të cilën e gjetën në kasollen e bagëtive.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishaj të Gramshit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë veprimet hetimore.

Sipas versionit të deritanishëm të policisë së Gramshit, fëmija i cili humbi jetën, 9-të vjeçari Eri Nesiti bashkë me vëllain e tij Oni Nesiti 4 vjeç janë bërë kureshtarë kur zbuluan “lodrën” në kasollen e tyre.

Kanë kaluar vetëm pak minuta kur granata ka shpërthyer dhe mori jetën e njeri prej fëmijëve ndërsa ka dëmtuar rëndë tjetrin.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›