Aksidente ne rruge tre te vdekur e 2 te plagosur
Tre te vdekur dhe dy te plagosur rende eshte bilanci i aksidenteve qe ndodhen dje ne Kavaje Lushnje dhe Durres. Ngjarja me e rende ndodhi ne Kavaje ku dy gra humben jeten pasi u perplasen nga nje automjet qe qarkullonte me shpejtesi te madhe. Policia beri te ditur se aksidenti ndodhi pasditen e djeshme ne unazen e qytetit ne aksin Kavaje-Rrogozhine. Dy viktimat Hasa Xhani 64 vjece dhe Valentina Larushi 41 vjece kane qene duke ecur ne ane te rruges teksa jane perplasur nga nje automjet. Pas ngjarjes drejtuesi eshte larguar menjehere duke mos iu dhene ndihmen e pare viktimave. Policia beri te ditur se eshte duke hetuar per te identifikuar autorin qe shkaktoi aksidentin por per momentin nuk ka te dhena. Aksident me pasoje vdekjen e nje te riu ndodhi dje edhe ne autostraden Lushnje-Fier. Ngjarja eshte shenuar ne fshatin Gorre te Lushnjes ne vendin
e quajtur Ura e Lumthit. Sipas policise dy te rinj te cilet udhetonin me motociklete jane perplasur me bankinat anesore te autostrades dhe per pasoje Alfred Mihali 18 vjec nga fshati Shakull i Lushnjes ka gjetur vdekjen ndersa shoku i tij u plagos rende.
Nderkohe nje tjeter aksident i rende ndodhi rreth ores 1430 te se martes ne segmentin Tirane-Durres ne vendin e quajtur Mbikalimi i Sukthit. Sapo ka kapercyer trafikndaresin duke tentuar te kaloje nga njeri krah i rruges ne tjetrin eshte aksidentuar nga automjeti tip Benz me targa TR 1234 T kembesori A.Izvira 31 vjec nga Durresi. I demtuari u dergua ne spital dhe ndodhet ne gjendje te rende ndersa drejtuesi i mjetit shtetasi Gezim Kulicaj 51 vjec banues ne Tirane u arrestua. Mesohet se i arrestuari eshte vellai i zv/ drejtorit te Policise se Shtetit Agron Kulicaj. m.r/l.m