E Diel, 1 Nëntor 2026

Jonuz Rezultat i drejte une fitova shqiptarin Fetahi

Trajneri i Kombetares se Maqedonise Mirsad Jonuz ka ngelur i kenaqur me paraqitjen e skuadres se tij. Ne konferencen per shtyp pas ndeshjes ai pohoi nder te tjera se i kishte pelqyer paraqitja e lojtarit me origjine shqiptare por qe luan per Maqedonine Bajram Fetahi. Dua te filloj nga pritja qe na eshte rezervuar ne Korce e cila ka qene me te vertete shume e vecante. Per me teper jam i surprizuar nga kushtet qe gjeta ne stadiumin e ketij qyteti. Persa i perket ndeshjes mendoj se ishte shume interesante. Nderkohe per minuten e 5-te kam dyshime nese ishte apo jo penallti per ne. Megjithate loja ka qene gati e barabarte nga te dyja ekipet. Dua te theksoj se kam mbetur i kenaqur me paraqitjen qe beme madje dhe me lojtaret qe u futen ne loje gjate pjeses se dyte. Nuk dua te permend emra per lojtaret qe bene diferencen por di te them se grupi iu pergjigj kerkesave te mia - eshte shprehur fillimisht Jonuz. Tekniku maqedonas u ndal me pas te sulmuesi Fetahi. Persa i perket lojtarit te vetem me origjine shqiptare kam mbetur i befasuar nga loja e tij pasi ishte debutues ne Kombetare. Nese vazhdon keshtu Fetahi do te jete nje figure e rendesishme per ekipin. Ai ishte nje sulmues i shpejte dhe gjate ndeshjes me Shqiperine u pa te luante shume mire edhe ne fazen mbrojtese te skuadres. Nese do te vazhdojme keshtu kjo do te jete pozitive per grupin - shtoi trajneri. Ne fund ai foli edhe per kolegun e tij te kuqezinjte Josip Kuzhe. Me Kuzhene njihem personalisht madje mund tju them se takimin tone te fundit e kemi pasur ne Spanje ne nje seminar pak kohe para se ai te semurej. I uroj suksese Shqiperise - perfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›