E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencite e udhetimit Basha Denohen po abuzuan me vizat

Duke iu referuar eksodit qe ndodhi vitin e kaluar me qytetaret e Serbise dhe Maqedonise Basha tha dje se agjencite e udhetimit dhe operatoret turistike kane detyrim te sqarojne qytetaret per rregullat qe duhen zbatuar dhe ceshtja me kryesorja per faktin se nuk kane te drejte azili apo punesimi ne vendet shengen. Ne takimin e mbajtur dje me agjencite e udhetimit dhe operatoret turistike Basha kerkoi bashkepunim prej tyre duke thene se qeveria nuk do lejoje qe asnje faktor tia heqe te drejten qe shqiptaret fituan per levizjen e lire drejt vendeve te BE-se. shte detyre e perbashket te sqarojme se cfare do te thote levizja e lire per te respektuar afatet tha Basha. Sipas tij nese shtetasit shqiptare do te kalojne afatin prej 90 ditesh qendrimi ne vendet e BE-se do te punesohen te studiojne apo te kerkojne azil atehere edhe agjencite turistike do te jene bashkefajtore per shkeljen e rregullave. Policia kufitare shqiptare dhe ajo e vendeve te ndryshme te BE-se do te intervistojne qytetaret shqiptare qe kerkojne te udhetojne drejt vendeve te hapesires Shengen. Nuk do te lejohet udhetimi vetem per ata qe pervec biletes vajtje-ardhje nuk kane nje adrese te sakte qendrimi nuk kane nje te aferm qe do te vizitojne dhe nuk kane asnje te ardhur per te siguruar qendrimin qofte edhe per nje dite te vetme sqaroi ministri i Brendshem.
BASHKEPUNIMI ME POLICINE
Ministri i Brendshem Lulzim Basha ftoi agjencite e udhetimit dhe operatoret turistike te bashkepunojne ngushtesisht me autoritetet policore per te garantuar nje proces sa me normal te levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne zonen Shengen. Ju konsiderojme dhe duhet te na konsideroni partnere edhe ne fazen paraprake te informimit te qytetareve per rregullat e levizjes se lire. Ky bashkepunim nuk paragjykon nje mbikeqyrje te rrepte te te gjithe procesit per te parandaluar ate qe ndodhi me Serbine dhe Maqedonine ku ne nje mase jo te vogel pergjegjese kane qene agjencite e udhetimit dhe ne kete kuader padyshim veprimi dhe mosveprimi ju ngarkon me pergjegjesi para ligjit iu drejtua Basha perfaqesuesve te agjencive te udhetimit. Basha theksoi se jane pikerisht agjencite e udhetimit operatoret turistike ato qe do te perballen me fluksin e qytetareve qe do te udhetojne ne zonen Shengen dhe ne kete menyre ai u kerkoi qe bashkepunimi te konkretizohet dhe te jete sa me operativ me autoritetet policore. Basha tha se do vihen ne dispozicion numra telefonike per informacione dhe sqarime te nevojshme qe kane te bejne me levizjen e lire te qytetareve shqiptare. Precedenti i Serbise dhe Maqedonise ne 2009

Ne fund te vitit 09 Bashkimi Europian vendosi liberalizimin e vizave me Serbine dhe Maqedonine. Pak kohe pas liberalizimit te vizave nga keto dy shtete pati nje fluks te madh qytetaresh qe renden drejt vendeve te zones Shengen duke kerkuar azil dhe punesim. Autoritetet moren masa dhe te gjithe personat u kthyen mbrapsht ne vendet e origjines. Nderkohe nga hetimi ne Maqedoni rezultoi se agjencite e udhetimit per te fituar nga biletat i kishin mashtruar qytetaret duke u thene se nese udhetonin ne zonen Shengen perfitonin punesim dhe te drejte qendrimi. Kjo nuk eshte e vertete pasi udhetimi pa viza nenkupton te drejte qendrimi vetem per tre muaj.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›