E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumi Te ishe fotograf ne kohen kur ndalohej puthja

/ / / / / / Para 1 of 3 Tjetri var JAThumbnail = new Class initialize functionwrapper this.next = wrapper.getElements.next this.prev = wrapper.getElements.prev this.counter = wrapper.getElement .counter .item this.items = wrapper.getElements.thumbnail this.thumbbox = wrapper.getElement.ja-thumbnail this.curr = 0 if this.items this.items.length 0this.curr-1this.items.length-1 if this.fx this.fx.stop this.fx = new Fx.Elementsthis.itemsthis.currthis.itemsnext this.thumbbox var h1 = this.thumbbox.getCoordinates.height var h2 = this.itemsnext.getCoordinates.height this.fx.start 0opacity01opacity12heighth2 this.curr = next this.counter.innerHTML = this.curr - 1 .bindthis firstrun function if this.firstrun var coor = this.itemsthis.curr.getCoordinates this.thumbbox.setStyles widthcoor.width height coor.height this.items.setStyle position absolute this.firstrun = false .ja-thumbnailwrap.eachfunctionwrapper new JAThumbnail wrapper

Fotografit te apasionuar i qelloi fati i keq te punonte per nje kohe te gjate pa liri nen diktature por edhe fati i mire te realizonte fotografite e nje kohe qe nuk kthehet pas. Jo sepse jeta eshte e tille dhe sepse koha skthehet me pas por se vetem 20 vjet me pare Shqiperia ishte dicka tjeter nje shtet absurd qe drejtohej nga udheheqes delirante. Per te sjelle nje copez nga ato vite disa dite me pare Kumi hapi nje ekspozite ne Muzeun Historik Kombetar. Plot 100 fotografi. Nder me te mirat e tij. Jane shkrepje te realizuara ne vitet 60 70 80 mes te cilave gjen foto qe nga puna neper kantiere ndertimi ne poligone qitjeje neper kooperativa tek femijet e kapur perdore apo cifte te dashuruar qe bisedojne pas nje mullari apo qe nje puthje ua mbulon pema e parkut. Jane foto te realizuara nen censure ia ka dale ta shpalose te bukuren ndonese te tilla foto shiheshin si shfaqje liberale. Por nuk mungojne edhe portretet e artisteve qe nga Ismail Kadare Mihal Popi Abdurrahim Buza Refik Teqja por edhe nga ata te denuarit nga sistemi si Lluke Kacaj apo Kujtim Spahivogli. Ata ishin miqte e mi heronjte e mi thote fotografi fitues i sa e sa cmimeve kombetare e nderkombetare si ne Moske apo Beograd. Por fatkeqesisht ekspozita zgjati shume pak. Institucionet tona nuk kane salla per te tilla ekspozita... Ne nje interviste mjeshtri i fotografise tregon per ekspoziten si fotografohej nen diktature censuren puna me ish-udheheqesit dhe problemet qe shfaq fotografia sot.

Nje vit me pare me fotografite tuaja u bete pjese e nje aktiviteti me rastin e 20-vjetorit te renies se Murit te Berlinit. Ktheheni serish tanime me nje ekspozite personale cju shtyu kete here
Qellimi im ishte te permblidhja fotografine time me te mire te realizuar gjate 30 apo 40 viteve te karrieres sime para viteve 90. Besoj se keto fotografi perbejne vlera historike jo sepse jane te miat. Te tilla jane edhe ato te kolegeve te mi te asaj kohe qe se bashku perbejne historine e Shqiperise se 50 vjeteve te fundit te shek. XX.
Jeni munduar ta evitoni maksimalisht fotografine me teme politike madje ka shume nota romantike aty si realizoheshin keto foto asokohe
Ne nje moment pjekurie profesionale une dhe koleget e mi e kuptonim se fotografia ishte shume e politizuar dhe nuk dukej bukur. Mundoheshim te gjenim romantizmin liriken ngjyren kendveshtrimin.
Keni realizuar edhe foto te ndonje cifti...
Po te rinjte dashuronin edhe ne ate kohe por ishte me frike. Duhet te ishin te permbajtur. Nje cifti ri nuk mund te puthej ne publik. Prandaj dilte ne funksion pema rrota e qerres mullari. Por jeta zhvillohej...
Si reagonin shefat ndaj ketyre fotove po publiku
Ishin te pelqyeshme. Ashtu si autoret donin te benin dicka te bukur edhe publiku donte te shihte dicka interesante. Ka ca me shume te qeshura ne fotografite e asaj kohe sepse ajo ishte permbajtja politike. Po te mos qeshte do te thoshte se ai njeri sishte i kenaqur nuk ishte optimist per jeten e bukur. Por kishte raste qe mungesen e se qeshures e shfrytezonim ne nje moment tjeter dhe benim foto qe na pelqenin neve dhe jo propagandes. Kam ngrene shpesh kritika nga institucionet perkatese per liberalizem ne krijimtarine time. Madje 2-3 here kane dashur te me largojne nga puna. Arsyeja ishte se mund te shihnin ndonje vajze me fundin cik me te shkurter se norma apo ndonje vajze ne fshat me floke te shpupuritur ne ere. Mbase isha cik liberal per kohen por njerezit e pelqenin kete lloj fotografie.
Censuroheshin fotografite
Ashtu si shkrimet edhe fotografite tona ishin te kontrolluara. Do te pastroheshin. Tek fotografite politike do hiqje ndonje person nga skena ndonje i panjohur qe kush e di mund te ishte reaksionar. Kjo ishte nje nga veshtiresite me te medha por dhe nje nga meritat me te medha tonat qe dilnim nga kjo guaske.
Tema e fotografive ishte e percaktuar nga redaksia
Fotografia ishte me tematike te komanduar si njeriu i ri ne fshat minatori qe nxirrte mineral me shume ushtari ne stervitje pelegrinazhet ne Durres per Adem Reken etj. Kush arrinte te bente foto te bukura pavaresisht temes te tjere skematike.
Ne kete ekspozite sillnit edhe portrete artistesh disa i keni nxjerre edhe ne kopertinen e revistes Ylli cfare veconi nga puna me ta
Kam fotografuar shume artiste si Kujtim Spahivogli apo Lluk Kacaj Edi Luarasi Alida Hisku etj. Ata ishin miqte dhe heronjte e mi. Mbaj mend se i kam bere fotografite e drames Njollat e murrme me regji te Mihallaq Luarasit. Ishte nje veper qe ai e beri sipas shijeve te veta por edhe une i bera fotot sipas shijeve te mija. Por i mbylla ne sirtar se Mihallaqi u denua. Te thuash te verteten ne nuk e mendonim ndryshimin sepse po te kisha qene me i kujdesshem me shume foto do te kisha ne sirtar.
Por ju keni realizuar edhe shume foto te udheheqesve asokohe...
Pas vitin 1985 me deshen te shkoja ne Agjencine Telegrafike e me duhej te merresha me udheheqjen. Duhet te fotografoja vetem me Ramiz Aline ndersa me pare Enver Hoxhen.
Kush ishte me i veshtire
Ramizi ishte tip i veshtire. Mund ta them here-here cinik ironik. Na thoshte se edhe Rrema roja i tij i bente me mire fotografite se ne. Ose te pyeste do ti ketu Kur ishte pamundur qe te hynte njeri ne dhomen e tij apo ne zyrat e Byrose. Ne keto raste kontraktohesha une dhe jo ai pasi ishte fyese menyra sesi te priste.
Po Enver Hoxha si ishte puna me te
Me Enverin frika ishte e madhe. Nuk doja te me ngacmonte njeri apo te degjoja zhurma sepse kisha frike mos gaboja. Tani aparatet jane teresisht automatike kurse atehere ishin mekanike. Nje gje te vogel te harroje nuk realizohej fotografia. te thoshe qe u dogj filmi me Enver Hoxhen Por duke qene se e kisha fotografuar shume here isha disi me i cliruar kisha arritur tia njihja psikologjine menyren e te levizurit e tij. Edhe fotografia e tij e fundit eshte realizuar nga une. Ate kohe ai ishte teresisht i shperfytyruar dhe ishte nje pergjegjesi shume e madhe politike dhe profesionale. Ndonjehere benim si te semure me temperature vetem te mos shkonim atje. Une isha nje profesionist dhe beja detyren time si kushdo tjeter. Isha i vleresuar dola edhe dy here jashte shtetit ku rashe ne kontakt me artistet e huaj fotografine e tyre dhe kishe mundesine te beje diferencen ne te gjitha fushat.
Gjithsesi udhetimet jashte shkembimet e eksperiencave ishin te pakta dhe ne nje kohe kur liria ishte aq e kufizuar cju ndihmonte ne punen tuaj
Se pari punen e conte perpara pasioni. Por ka qene dhe nje kerkese e imja qe mbaja lidhje te ngushta me artistet e tjere nga fusha e arteve figurative aktore shkrimtare arkitekte nga te cilet mesoja shume. Dy fotografi me Ismail Kadarene ishin leksione mbi fotografine. Une nuk kisha shkolle per fotografine. Nuk ishte vetem ana mekanike e shkrepjes se aparatit por edhe brendia e saj. Une vilja mendime ideore mbi fotografine edhe nga Dhimiter Shuteriqi Odise Paskali Thoma Thomai Kristaq Rama Dhimiter Anagnosti Pirro Milkani etj. te cilet ishin njerez me nje formim dhe kulture te madhe e qe me flisnin per menyren si e shihnin dhe e mendonin ata fotografine. Jo rrallehere kisha provuar te zbertheja vargjet e Kadarese Agollit apo Arapit permes fotografise. Madje edhe ajo fotoja tek mullari e ka marre frymezimin nga veprat e tyre. Keto konsultime me kane ndihmuar shume edhe ne punen time 25-vjecare ne revisten Ylli per konceptimin e fotografive qe duhet te nxirrnim ne kopertine ku nxirrnim edhe Vace Zelen e Alida Hiskun por edhe Pal Vaten apo nje minator. Te gjitha duhet te ishin foto cilesore.
Ekspozita juaj me shpejt u mbyll sesa u hap. Qendroi vetem tri dite e hapur pse kaq pak
Pata shume probleme per te gjetur nje salle. Nuk gjendej asnje e lire. Ne Galerine Kombetare te Arteve me thane se duhej te beja kerkese nje apo dy vjet para por mosha ime nuk ma lejon te pres edhe 2 vite te tjera. Ne Muzeun Kombetar gjeta dashamiresine e drejtorit per ta hapur ekspoziten ne nje interval te lire por pas tri ditesh me thirren per te terhequr materialet pasi u duhej salla. Nderkohe kishte interes te madh dhe kerkesa nga publiku te cilet me dergonin emaile apo permes facebook-ut. Dhe nuk me vjen keq per veten por per te gjithe ata qe donin te shihnin vendin e vet permes fotografive te mija. Ministria e Kultures duhet te ofroje me shume mbeshtetje pasi fotografia nuk eshte nje gjini te cilen mund ta bejne te gjithe. Te gjithe kendojne ne dasma por nuk jane te gjithe kengetare. Gjithsesi ne nje moment te dyte do ta hap serish ate ekspozite me me shume hapesire. Ndoshta ne fushe te hapur ku te mos kem pengesa sallash.
Keni ne plan per ndonje album
Do te doja te botoja nje album me fotografite e mia te cilat jane pjese e historise sepse tregojne per nje kohe te caktuar per menyren e jeteses te veshjes vendeve... shte shume mire qe tregohet interes ndaj fotove te Marubit te cilat jane botuar neper volume te tera ndersa nuk tregohet asnje interes mbi fotografite e realizuara gjate 50 viteve te diktatures qe deshmojne si ka qene Shqiperia. Por do ta nxjerr ate album ne nje moment sepse e kam detyrim ndaj publikut qe e ka dashur shume fotografine time njerez qe i kam nxjerre ne fotografi qysh kur kane qene femije apo punetore apo artiste te denuar...
Tani qe nuk ka me censure si do ta vleresonit menyren e trajtimit te fotografise

Nese do te shihnim shtypin shqiptar fotografia eshte e dobet. Edhe ato qe vendosen nuk kane emrat e autorit cka eshte e domosdoshme pasi ai mban pergjegjesi per punen e vet. Por kjo vjen nga ideja qe fotografine mund ta bejne te gjithe. Por shoh se ka te rinj qe e kane marre seriozisht kete pune. Shumica jane vajza por kam pershtypjen se do te hasin veshtiresi per ta ushtruar profesionin e fotografit pasi eshte paksa me i rende se ai i gazetarit. Do te doja qe ato te formoheshin mire ne kete drejtim pasi fotografia e shtypit ka tema te jashtezakonshme. Ka nje hapesire temash pa limit qe mund te levrosh. Te punosh me njeriun dhe temat e jetes eshte nje xhevahir. Si pasionant i fotografise qe i kam kushtuar jeten asaj do te doja qe te ishte me e thelle sepse i ka te gjitha kushtet lirine shkollimin mundesite. Por kane nevoje per mbeshtetje dhe vemendje kane nevoje per hapesira ku te ekspozojne dhe te kete debat mbi punen. Pasi shoh se po ndikohen nga ca ekspozita mediokre qe vijne nga jashte dhe shihen vetem nga forma por nuk ka fare interpretim per jeten. Ne Europe ato nuk i qas kush por vijne ketu dhe na ndotin edukimin e te rinjve. Ketu behej nje konkurs nderkombetar me emrin Marubi dhe ekspozoheshin fotografi qe skane te bejne fare me Marubin. Jane formaliste dhe nuk kane asnje vlere nuk japin asnje lloj informacioni dhe mesazhi.

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›