E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastiset shtepia e Adem Demacit

/ /

Persona te paidentifikuar u futen ne shtepine e tij por ende nuk ka te dhena zyrtare per bilancin e sendeve te vjedhura. Fenomeni ne rritje ne qytetin turistik nuk ka kursyer as banesen e politikanit kosovar i cili prej tre vjetesh banonte ne Sarande. Sipas burimeve te policise hajdutet kane hyre ne banese nga ballkoni nga ana e djathte e tij. Duke qene se ne pallatin tetekatesh ku Demaci ka blere nje hyrje ne katin e dyte nuk ka shume familje qe banojne vetem 5 te shperndara ne gjithe katet e tij autoret kane hyre dhe kane dale me lehtesi. Grupi i hetimit i cili mberriti pas denoncimit ne vendin e ngjarjes konstatoi se autoret qe dyshohet te kene qene te pakten dy kane hyre nga ballkoni dhe kane dale nga dera. Pallati tetekatesh ndodhet ne lagjen nr.1 pas hotel Butrinti. Burimet nuk bene te ditur se cfare eshte vjedhur ne banesen e Adem Demacit por mesohet se cdo gje eshte levizur nga vendi dhe se shtepia ishte rremuje pasi te gjitha rrobat dhe sendet ishin te hedhura kuturu. Roja i pallatit Nasip Ybeshari i cili ndodhej ne korridorin e godines shumekateshe u shpreh se vjedhja mund te kete ndodhur paraditen e djeshme aty rreth ores 1000 kur ne qytet binte shi i madh. Me pare ai kishte kaluar neper korridoret e kateve te ndryshme dhe sipas tij cdo gje kishte qene normale. shte nje banor i Sarandes mik i Adem Demacit i cili mbante edhe celesat e baneses se tij per ta pasur nen mbikeqyrje ate here pas here. Ai po komunikon me policine dhe ndoshta mund te dije se cfare mund te ishte vjedhur ne te u shpreh roja. Burime nga policia e Sarandes bene te ditur se eshte ngritur nje grup hetimi te cilet po punojne per te identifikuar autoret si dhe per te percaktuar se cfare eshte vjedhur ne banesen e politikanit kosovar Adem Demaci. Mesohet se prej vitit 2007 ai ishte bere banor i qytetit te Sarandes. Jetonte i vetem por jo te gjithe vitin vecanerisht muajt e pranveres dhe veres. Miq te Demacit u shprehen se pjesen me te madhe te kohes pervec shetitjeve ne natyre ai ia kushtonte edhe te shkruarit. Per 28 vjet me radhe Demaci ka vuajtur persekutimin pas hekurave te burgjeve serbe.

SARANDE/ SHPRESA DINE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›