Aksidente tragjike, 4 të vdekur 1 i plagosur

Përgjaken serish rrugët nga aksidentet. Katër te vdekur dhe një i plagosur rende është bilanci nga dy aksidente tragjike te ndodhura mbrëmjen e Krishtlindjes. Ngjarja me e rende ka ndodhur ne afërsi te fshatit Borizanë te Krujës, ku humben jetën 3 fëmije te një familje, ndërsa babai i tyre është ne gjendje kritike. Sipas informacioneve te policisë, familja Kola nga fshati Derven është përplasur me një makine me targa te huaja, teksa kthehej nga darka e Krishtlindjes. Aksidenti ka qene fatal për tre fëmijët, Violen 6 vjeçe, Griselden 12-vjeçe dhe vëllain e tyre Geraldin, te çilet kane gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa babai i tyre Anton Kola, i cili drejtonte dhe mjetin tip "golf" me targa te Krujës është dërguar ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak. Sipas policisë, makina ku udhëtonte familja Kola është përqasur me një automjet me targa italiane qe po dilte nga rruga dytësore e fshatit Borizanë. Policia ka shoqëruar ne polici drejtuesin e këtij te fundit ndërsa po punon për zbardhjen e plote te rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit. Po mbrëmjen e 25 dhjetorit një tjetër viktime është shënuar ne autostradën Lushnjë-Fier. 54 vjeçari Ylli Avdurramani ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makine me traga te Tiranes, teksa kalonte ndarësen e autostradës. Trupi i viktime është dërguar ne murgun e qytetit, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për zbardhjen e rrethanave te aksidentit. Ne ditët e fundit te vitit janë shtuar aksidentet ne rrugët kombëtarë. Vetëm brenda dy ditëve, fundjavën e fundit 2010 kane mbetur te vdekur 7 persona, ku 3 prej tyre fëmijë ndërsa dhe 3 persona te tjerë janë te plagosur.
Shpërndaje