E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunoi te dashuren e mitur 3 dite pas njohjes

KAVAJ- Akuzohet se perdhunoi te dashuren e mitur nga Kombinati vetem tri dite pasi ishin njohur. Te premten pasdite ne fshatin Lekaj te Kavajes Baki Rrushkulli 22 vjec banues ne kete fshat kishte ftuar per kafe nje vajze 15- vjecare nga Kombinati i Tiranes. Adoleshentja emri i se ciles nuk behet i ditur eshte takuar me te arrestuarin dhe te dy kane qendruar ne nje lokal per nje kohe te konsiderueshme. Sipas burimeve te policise Rrushkulli pas kafes i ka propozuar vajzes te shkonin ne nje hotel por vajza ka refuzuar. Pas refuzimit te dy ata jane nisur ne drejtim te Kavajes ndersa me pas sipas vajzes ata duhej te ktheheshin per tek shtepia e saj ne Tirane. Pasi jane nisur per ne Tirane i arrestuari i kerkoi te dashures se tij te ndalonin pak minuta ne shtepine e tij ne fshatin Lekaj pasi duhej te merrnin dicka. Sipas rrefimit te vajzes ne polici ajo nuk dyshoi dhe te dy shkuan ne shtepi. Vajza ka rrefyer se aty djali e detyroi te kryenin mardhenie seksuale. Pas ketij veprimi vajza denoncoi Rrushkullin ne komisariatin e Policise se Kavajes. Pas marrjes se kallezimit policia ndaloi te riun duke i komunikuar atij vec akuzes se marredhenieve seksuale me dhune edhe ate te marredhenieve me te mitura. Por i arrestuari tha se vajza kishte shkuar me deshiren e saj ne shtepine e tij. Pritet qe neser Rrushkulli te dale perpara gjykates per vleresimin e arrestit dhe masen e sigurise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›