E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkonin ne dasme plagosen dy vellezerit

Tre persona u arrestuan per ngjarjen ndersa konflikti dyshohet se ndodhi per motive femrash


TIRANE- Plagosen me thika dy vellezer dhe nje kusheri i tyre ndersa ishin nisur per ne dasme. Policia arreston tre persona te dyshuar per krimin pak momente pas ngjarjes e cila dyshohet te kete ndodhur per motive femrash.Lavderim Koceku 30 vjec banues ne zonen e ish- NISH tulla nr.3 ne kryeqytet si dhe Besart Lamnica dhe Andi Haziraj u ndaluan nga policia e komisariatit nr.3 ne kryeqytet me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative ne bashkepunim me dy persona te tjere ndaj dy vellezerve Florgert dhe Erjon Suci nga Burreli bashke me nje kusheririn e tyre.
Ngjarja ndodhi dje ne mesdite ne segmentin rrugor Tirane- Kamez prane zones se ish- Nish Tulles ne rrugen Josif Pashko kur dy vellezerit dhe kusheriri i tyre nga Burreli po shkonin tek xhaxhai i tyre Besim Suci qe kishte dasme. Ne kryqezimin qe njihet me emrin kryqezimi i treshit vellezerit jane kryqezuar me Lavderim Kocekun. Pas nje debati mes tyre nisi te fjalosej me vellezerit duke i fyer dhe ofenduar ata.


Te njejtin veprim sipas pretendimeve te Kocekut kishte kryer edhe i plagosuri bashke me vellain e tij. Nderkaq pas fyerjeve dy vellezerit dhe Koceku bashke me dy shoke te tij kane nisur te konfrontohen ndersa Koceku ne grindje e siper goditi me thike dy vellezerit duke i lene ata te plagosur rende ndersa me pas mundi te largohej nga vendi i ngjarjes bashke me dy personat e tjere. Nga grindja nje plage te lehte carjeje ne buze mori edhe kusheriri i tyre i cili sipas burimeve te policise nuk kishte probleme serioze. Dy vellezerit e nisur ne dasme u derguan ne spital.


Sipas policise autori kryesor i dyshuar i krimit ishte Lavderim Koceku si dhe dy shoket e tij Besart Lamnica dhe Andi Haziraj. Policia dyshon se shkak per ngjarjen mund te jete bere grindja per nje femer qe pretendohet se eshte ngacmuar nga vellezerit Suci dhe kusheriri i tyre nga Macukulli i Matit. Pritet qe policia te ngreje akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative ne rrethana cilesuese ndaj dy ose me shume personave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›