E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo, trajneri i ri i Interit

Tani nuk ka asnjë dyshim Masimo Morati ka zgjedhur brazilianin Leonardo per te drejtuar kampionet e Evropës Inter pas zgjidhjes me konsensus te kontratës me Rafa Benitez. Presidenti i Zikalterve do te kete edhe nje takim koke me koke me 41-vjeçarin dhe pas firmës pritet dhe prezantimi sipas shtypit italian ne 26 ose 27 janar. Kontrata e Lenoardos është deri ne qershor te vitit 2012 me opsion edhe për nje sezon tjeter ndërsa rroga vjetore 2,5 milionë euro plus bonus ne rast te fitimit te kampionatit apo Champions League. Por ne te njejtin dite me te njejten fanelle Masimo Morati pritet te prezantoje se bashku me trajnerin edhe rikthimin e nje lojtari ne Milano, por ne kahun e kundërt ate te brazilianit Kaka. Nje inter te ri me ish-milaniste. Sipas mediave italiane kjo eshte hakmarrja madhe e Moratit per Milanin pas afrimit te Ibrahimovic dhe me te gjitha gjasat te Balotelit ne Merkaton e verës. Tratativat me realin kane avancuar duke pare se Murinjo nuk e llogarit me futbollistin brazilian ne planet e tij. Kaka vjen pas nje demtimi te gjate ndersa ne Madrid kane filluar planet per boshnjakun Edin Xheko.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›