Aksidente tragjike në Lushnje-Fier, 2 të vdekur
FIER- Dy aksidente të rënda kanë ndodhur sot në aksin Lushnje-Fier, duke iu marrë jetën dy personave dhe duke mbetur të plagosur tre të tjerë. Aksidenti i parë ndodhi në vendin e quajtur rotonda kur një mjet me targa greke për shkak të shpejtësisë por edhe mungesës së shenjave sinjalizuese në rrugë është përplasur për pasoje gjeti vdekjen një grua që drejtonte mjetin ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë në spital.
Disa ore me vone, një tjetër aksident ndodhi po në këtë rrugë. Një automjet me targa të Tiranës u përlas me trafikndaresen në aksin Fier-Lushnje.
Si pasoje ka humbur jetën në vend nje person dhe janë plagosur rendë dy te tjerë. Policia në vendngjarje ka konstatuar se shkak i aksidentit mund te ketë qenë shpejtësia e madhe me te cilën lëvizte automjeti.