E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Mendimi ndryshe' i PS-së, kërkon hyrjen në Parlament

TIRANË- Deputetët e PS-së, Lëvizja për mendim ndryshe ka kërkuar sot që deputetët e kësaj force politike ti kthehen jetës parlamentare. Ben Blushi tha se "bojkoti cenon rëndë imazhin e PS-së duke e kthyer atë në qëndrim të vjetra e të tejkaluara".


Ai tha se kjo lëvizje është e bindur se bojkoti i parlamentit po imponohet nga zgjedhjet brenda PS-së ndërsa vendi ka nevojë për një opozitë në parlament për tu vënë përballë një qeverie që nuk garanton reforma dhe proces të shpejtë të integrimit të vendit.

"Ne i kërkojmë grupit parlamentar të PS-së të lexojnë me qetësi e realizëm të gjitha qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet, dhe kërkesën e tyre unike për praninë opozitare në Kuvend", u shpreh Blushi në një konferencë për shtyp.

Më tej ai shtoi se nuk i trembet lëvizjes përjashtuese brenda PS për atë dhe deputetët mbështetës të tij. Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani janë disa nga deputetët e PS-së që janë grupuar në këtë lëvizje dhe kundërshtojnë politikën që mban lideri i tyre Rama.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›