E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritoli ne makine atentat inxhinierit

/ /

Ngjarja e rende e cila ndodhi mengjesin e dy diteve me pare tek rruga e Elbasanit prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja kur Sulaj po udhetonte me makinen tip Mistubishi sipas policise i ploteson elementet e nje atentati. I plagosuri i cili eshte demtuar ne dy kembet nga shperthimi ne makine sapo kishte dale nga banesa dhe me automjetin e tij po shkonte ne pune. Burime te policise se Tiranes thone se shperthimi i forte dhe sasia e madhe e eksplozivit te vendosur ne automjet tregojne rrezikshmerine e larte qe ka pasur ngjarja per jeten e punonjesit te kompanise celulare. Sipas burimeve nga grupi hetimor qe po analizon provat e gjetura ne vendngjarje disa gjurme qe mund te ndihmonin identifikimin e autoreve jane demtuar per shkak te shperthimit te forte dhe reshjeve te dendura te shiut ne momentin kur ndodhi ngjarja mengjesin e te merkures. Policia ka pohuar se sasia e eksplozivit te vendosur ne makine ka qene e konsiderueshme rreth 250-300 grame dhe eshte aktivizuar me telekomande. Hetuesit thone se nje pasaktesi e autoreve ne vendosjen e lendes plasese i ka shpetuar jeten inxhinierit Admir Sulaj i cili ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Nga keqyrja qe i eshte bere makines e cila eshte thuajse e shkaterruar eshte verifikuar se eksplozivi ishte i vendosur ne pjesen e poshtme te motorrinos duke u fiksuar ne shasi. Aktivizimi i lendes plasese ishte llogaritur qe nga shperthimi te goditej sarbatori i makines dhe fuqia shperthyese te perforcohej nga karburanti. Por fakti se mes eksplozivit dhe drejtuesit te mjetit ndodhej motorrino e makines duket e ka mbrojtur 34-vjecarin.
PISTAT E HETIMIT
Grupi hetimor i policise se kryeqytetit po verifikon dy pista te ngritura menjehere pas ngjarjes. Hetimi eshte perqendruar tek konfliktet e mundshme personale te personit te demtuar e njekohesisht edhe te ndonje mosmarreveshje per shkak te punes. Zyrtaret e policise sqaruan se heshtja e te demtuarit i ka veshtiresuar hetimet pasi Admir Sulaj edhe pse eshte marre ne pyetje disa here ne spital nuk pranon te kete asnje konflikt dhe nuk tregon per ndonje dyshim te mundshem qe ai mund te kete tek persona konkrete. Sipas grupit hetimor Sulaj pretendon se nuk ka as probleme ne pune dhe as probleme personale dhe vazhdon te jete ende i habitur nga ngjarja qe per pak i kushtoi jeten. Policia nderkohe hodhi poshte mundesine qe ngjarja te kete qene nje ngaterrese. Per hetuesit ngaterrimi i objektivit eshte i pamundur pasi Sulaj kishte vetem disa minuta qe kishte dale nga shtepia ne momentin kur ndodhi ngjarja. Makina ka qene gjithe naten e parkuar ne oborrin e rrethuar te shtepise se tij 3-kateshe tek vilat gjermane ku ndodheshin te parkuara edhe dy makina te tjera te cilat nuk kane pasur asnje problem. Automjeti i bashkeshortes se 34-vjecarit dhe i te vellait nuk jane prekur edhe pse ishin parkuar ne te njejten avlli ku ndodhej makina ne te cilen ishte vendosur tritoli. Sipas policise eksplozivi mund te jete vendosur gjate nates dhe me pas eshte aktivizuar me telekomande mengjesin e dy diteve me pare kur 34-vjecari ndodhej ne automjet.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›