PS në Berat për sportin, Ylli: Në harresë nga politika

Partia Socialiste ka prezantuar në Berat draft-programin më të ri për Rilindjen e sportit shqiptar. Ky draft është prezantuar nga deputeti i majtë i këtij qarku Fidel Ylli, bashkë me specialistë të njohur të fushës së sportit në vend dhe përfaqësues të pushtetit lokal.
Deputeti Ylli u shpreh se sporti ka pasur rezultate në vitet e fundit, por jo vëmendje nga politika.
Sipas tij ky projekt, që synohet të implementohet menjëherë pasi Partia Socialiste të vijë në pushtet, do të sjellë ndryshime në infrastrukturë dhe rikthimin e klasave sportive që në sistemin fillor në shkolla.