E Diel, 1 Nëntor 2026

Cobani i moshuar terrorizon fshatin me arme

Tepelene- Cobani terrorizon fshatin me te shtena arme, arrestohet nga policia. Oret e vona te mbremjes se shtune, uniformat blu te Tepelenes i vune prangat te dyshuarit Rakip Bani, 60-vjec, banues ne Sarande. Kane qene banoret e fshatit Mezhgoran, vendlindja e te dyshuarit, qe denoncuan ne sallen operative te komisariatit, se i moshuari Bani, po qellonte me arme zjarri nga stani i tij, ne drejtim te fshatit, duke vene ne rrezik jeten e banoreve. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta policie dhe eshte evakuuar nje pjese e fshatit, me qellim qe te mos lendoheshin nga plumbat. Pas thirrjes per dorezim, i moshuari ka vazhduar te qelloje ne ajer dhe brenda disa minutash eshte neutralizuar prej agjente. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar pushka model 56, me nje kreher me fisheke. "Nga kontrolli i metejshem qe u be ne stanin e tij, u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale edhe 70 cope fisheke", thane burime zyrtare. Pas arrestimit, cobani i moshuar eshte izoluar ne qelite e paraburgimit per vepren penale te "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve". Dyshohet se shkak eshte bere nje grindje e bariut me banoret e fshatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›