Aksidentet, mbi 70 te vdekur

Vetem ne korrik u regjistruan 51 vdekur e qe pasohen me disa dhjetra aksidente qe kane shkaktuar edhe per muajin gusht te pakten 20 viktima.
Sipas statistikave zyrtare te policise, rritja e numrit te aksidenteve justifikohet me faktin se Shqiperia eshte perballur me nje numer prej 80 mije automjetesh me shume gjate kesaj vere, qe eshte nje shifer qe nuk ishte parashikuar me pare per trafikun shqiptar.
Automjetet me targa te huaja kane qene pjese e aksidenteve ne dy muajt e fundit ne me teper se 70 perqind te rasteve.
Sipas policise, shkaqet kryesore kane qene ato te shpejtesise se madhe.
Dhe si shkak i dyte konsumimi i pijeve alkoolike, por qe kjo eshte verejtur me teper nga drejtuesit e automjeteve me targa te Shqiperise dhe jo ato te emigranteve.
Ne statistikat e policise thuhet se dalja e autmojeteve me targa te huaja eshte ne nje numer me te vogel, cfare nenkupton se nje pjese e emigranteve ose i shesin automjetet e tyre ose i lene prane te afermeve te tyre.