E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogë në trajlerin e kandidatit për kryebashkiak. Kapet në Kakavijë

GJIROKASTËR - Një sasi e konsiderueshme Marijuane u bllokua sot nga policia e Gjirokastrës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Poseiduesi i automjetit ku u gjet droga është ish-kandidati për kryetar bashkie në Tepelenë, Petrit Abedini.

Zyra e shtypit e Drejtorisë së Policisë njoftoi se "sot rreth orës 14:30 u bllokua trajleri me targa Tepelene, pasi kishte dyshime të forta se transportonte lëndë narkotike drejt Greqisë. Operacioni i policisë i koduar 'Pritja' u finalizua pas një pune dy mujore përgjimesh dhe në rrugë operacionale". Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit Petrit Abedini, 50 vjeç, i cili punon si tregtar shumice në Tepelenë, por njihet edhe si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Tepelenë, në zgjedhjet e fundit lokale.

Policia ka sekuestruar makinën dhe po punon për nxjerrjen e drogës që është e fshehur në kontenierë. Më pas do të bëhet edhe peshimi i saj, por paraprakisht thuhet se është në sasi të mëdha.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›