E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, me shume ne Tirane

Policet rrugore te kryeqytetit kane zbrazur rruget e Tiranes per t’u mbledhur ne analizen vjetore mbi ate cfare kane arritur dhe cfare ende duhet bere.

Dhe nje nder pikat qe kryepolici rrugor Krenar Ahmeti, e evidentoi si ceshtje qe mbetet problem eshte edhe trafiku i renduar ne kryeqytet.

Por sipas Ahmetit, kjo situate lidhet me punimet ne rruge. “Megjithese infrastruktura rrugore eshte ne permiresim, policia rrugore ka hasur veshtiresi ne menaxhimin e trafikut per shkak te punimeve ne akse te ndryshme rrugore”, ka deklaruar Ahmeti.

Sidoqofte, tashme qe kryeqyteti pritet te perballet me nje trafik akoma me te renduar per shkak te festave te fundvitit, policia pritet te marre masa shtese vecanerisht per rruget qe njihen per bllokimin e trafikut.

Por Ahmeti u foli policeve edhe per aksidentet, qe pergjate 11 muajve kapin shifren e mese 400 te tillave, por qe harta e tyre me problematike paraqitet brenda ne qytet e me pas vjen autostrada qe lidh kryeqytetin me Durresin.

“Ne territorin e rrethit te Tiranes kane ndodhur 417 aksidente rrugore”, ka saktesuar me tej Ahmeti.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›