E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, LSI kerkon ndryshime te tjera

Pas vendimit te konferences se krytareve per te ringritur komisionin e posacem per reformen zgjedhore, Levizja Socialiste per Integrim ka kerkuar rishqyrtim te gjere te disa pikave te ketij kodi e jo vetem dekretin e presidentit Bamir Topi.

Sipas nenkryetarit te LSI Pellumb Xhufi, ky eshte momenti per te korrigjuar ato qe ai i quajti gafa te bera heren e pare.

“LSI deklaron qe koha shume e paket ne dispozicion te shfrytezohet per te permiresuar hallken e procesit, ate te administrimit te votes. Ky eshte casti i fundit per te hequr dore nga egoizmat dhe ne gjykojme se eshte i paperligjur nxitimi per te kaluar nje kod qe neser mund te rezultoje vetevrases per PS”, ka pohuar Xhufi.

Por socialistet duken te prere dhe te qete ne vendimin per te mos diskutuar asgje tjeter pervec dekretit te presidentit.

“Lidhur me vendimin e konferences se kryetareve, qe do te formalizohet te henen ne seancen parlamentare, thuhet rithirrja e komisionit te reformes zgjedhore per dekretin e presidentit. Per te tjerat mund te them se eshte e kote te harxhojme kohen per karagjozlleqe”, ka deklaruar nenkryetari i grupit socialist, Erjon Brace.

Ne seancen e se henes Kuvendi do te marre vendimin per ringritjen e komisionit te posacem te reformes zgjedhore.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›