E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, stuhia lë pa strehë një familje

Stuhia e dy netëve me pare ka rezultuar fatale për një familje ne Metoq te Sarandës. Streha e vetme qe familja Hyra kishte mundur te gjente pak vite me pare ndërsa migroi nga Berati ne drejtim te Sarandës, tashme nuk ka me as xhama dhe as çati 

SARANDE- Shirat dhe stuhia me erë të fortë e këtyre ditëve, kanë lënë pa strehë një familje prej 7 personash në Metoq të rrethit të Sarandës. Dritare pa xhama, çati e mbetur pa tjegulla nga era e forta, tavani që kullon ujin e mbledhur mbi krevatët e pesë fëmijëve, dhe trarë që rrezikojnë të shkëputen nga tavani e të shemben. Kjo është panorama pas stuhisë të dy netëve më parë. Familja Hyra e ardhur në Metoq të Sarandës pak vite më parë nga Berati, vuan varfërinë ekstreme dhe papunësinë. Por pavarësisht kërkesës për ndihmë drejtuar në komunë dhe bashki ende nuk ka asnjë përgjigje për ti ndihmuar këta njerëz.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›