"Luftë" me thika, plagosen tre persona
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen
e djeshme në Tiranë, kur dy grupe
personash janë grindur me njëri-tjetrin dhe për
pasojë tre prej tyre janë plagosur me thika, duke
pësuar dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme
të trupit. Dy prej protagonistëve, identiteti i të
cilëve nuk është bërë i ditur në momentin e
krimit, ndodhen në gjendje të rëndë për jetën
në Spitalin Ushtarak, kurse një tjetër edhe ky i
plagosur, është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja
ndodhi në Unazë, shumë pranë hyrjes në rrugën
"Ali Demi". Protagonistët e ngjarjes, ashtu siç
mblidheshin çdo natë në hyrje të kësaj rruge,
ishin grumbulluar edhe dje. Por ka mjaftuar një
sherr i momentit, që ata të nxjerrin thikat dhe
të kacafyten mes tyre. Policia është njoftuar për
këtë ngjarje nga banorët e zonës dhe menjëherë
aty kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit Nr.
1, që janë përforcuar edhe nga ato të seksionit
kundër vrasjeve, që ende po hetonin për vrasjen
e ndodhur në zonën e Kombinatit. Forcat
policore kanë shoqëruar disa të dyshuar, të cilët
janë marrë në pyetje dhe pritet masa e arrestit
ndaj tyre.