Aksidentet ne miniera, 7 firmave u hiqen lejet
BULQIZE - Aksidentet tragjike ne minierat e Bulqizes, ku dhjetera minatore dhe banore gjate viteve te fundit jane lenduar apo kane humbur jeten, kane vene ne levizje Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Nje grup inspektimi i ketij institucioni ka zbarkuar ne galerite e nendheshme te qytetit verior, duke verifikuar te gjitha dokumentacionet e firmave private qe shfrytezojne mineralin e kromit dhe kushtet e sigurise ne pune. Ne perfundim te kontrollit eshte vendosur qe t’i pezullohet leja e shfrytezimit te mineraleve ne galeri 7 prej firmave private, kurse 5 te tjerave u jane vene kufizime ne terren, duke reduktuar siperfaqet qe shfrytezohen per shkak te sigurise. Burime nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, konfirmuan lajmin dhe bene me dije se keto masa u moren per te parandaluar aksidente te tjera tragjike ne zone, ku nje pjese e galerive jane vertet te rrezikshme, pasi mund te shemben nga germimet e pakontrolluara.
Keto masa u moren pas inspektimit qe grupi i punes i beri zones se Bulqizes, duke synuar disiplinimin e aktivitetit privat minerar. Gjate viteve te fundit me dhjetera minatore kane humbur jeten ne minieren e Bulqizes, per shkak te mungeses se sigurise ne pune, shembjeve te masivit mineral ne galeri apo jashte tyre.
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, mesohet se ka pergatitur edhe nje projektvendim, i cili percakton koordinatat e zonave te rrezikshme ne Bulqize dhe ndalon rreptesisht shfrytezimin minerar ne keto siperfaqeve, duke evidentuar dhe parandaluar aksidentet e mundshme. Nga inspektimi i kryer eshte konstatuar se firmat e ndeshkuara kishin abuzuar me lejet, duke u futur edhe ne zona te rrezikshme te galerive, pa marre parasysh asnje kusht sigurie per jeten e minatoreve.
Nje jave me pare nje grua 45-vjecare, nene e kater femijeve, humbi jeten, pasi u godit aksidentalisht nga nje fadrome ne minieren e Bulqizes, teksa perpiqej te mblidhte krom ne stoqet e mineralit, me qellim sigurimin e te ardhurave per mbijetese. Megjithese gruaja u dergua ne spital, ajo humbi jeten disa ore me pas. Por, ne galeri kane humbur jeten edhe disa specialiste apo inxhiniere, si pasoje e galerive te amortizuara dhe shembjes se mineralit.