E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ I merr makinen per xhiro, por falsifikon kontraten dhe e shet

I merr makinen per xhiro, por e mashtron dhe zhduket pa gjurme. Nje vit pas ngjarjes policia e Durresit ka ndaluar te dyshuarin A. T., 36-vjec, banues ne Devoll te Korces. Ne ngarkim te tij ka pasur nje urdher-arresti per akuzen e “mashtrimit” te ngritur ne vitin 2009 nga i demtuari me inicialet E. M., 23-vjec, banues ne lagjen nr. 18 te qytetit bregdetar. Sipas pretendimit te denoncuesit, 36-vjecari i ka marre makinen e te vellait, qe me pas e ka shitur duke falsifikuar dokumentet qe ka paraqitur para noteres. Mjeti tip “Benz Mercedes”, me targa DR3406E mesohet se i eshte shitur nje tjeter personi dhe tashme nen akuze gjendet i dyshuari nga Devolli per “mashtrim dhe falsifikim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›