Ari Han "preferon" kampionatin kinez
Trajneri i perfaqesues sone, Ari Han, gjate diteve te fundit eshte pare ne Kine. Shtetin me popullsine me te ardhme ne bote, 'timonieri" i ekipit tone kombetar, po e viziton ne menyre te shpeshte. Ai ka qene me pare trajner i Kines, dhe ne viziten e fundit eshte ndalur ne Shangai, ku ka ndjekur nje ndeshje te kampionatit kinez. Ne kampionatin kinez luan mbrojtesi shqiptar, Nevil Dede. Megjithate nuk eshte bere plotesisht e qarte vizita e fundit e trajnerit te kombetares sone. Trajneri i perfaqesues e ka vizituar disa here Kinen, gjate vitit te fundit. Madje, ne kohe pauze, kur nuk ka pasur ndeshje me Shqiperine, Han ka vizituar me shpesh Kinen, se vendin tone. Ne FSHF, drejtuesit e ekipit tone kombetar japin pak shprese se mbrojtesi Nevil Dede mund te behet serish pjese e ekipit perfaqesues. Ai ka qene dikur dhe nuk eshte me lojtar i perfaqesueses. Madje Dede ka kohe qe eshte merzitur me kampionatin kinez dhe sipas tij, ne fund te ketij viti do te behet serish pjese e kampionatit tone, per ta mbyllur karrieren ne Shqiperi. Por, pse trajneri Ari Han nuk qendron gjate ne Shqiperi, per te ndjekur ndeshje te kampionatit tone? Nuk ka asnje pergjigje per kete, as nga ana e trajnerit dhe as nga drejtuesit e FSHF-se.