E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet polici dhe dy trafikante me 150 kg kanabis te Lazaratit

Plot 150 kilograme hashash tre te arrestuar mes te cileve dhe nje efektiv i antidroges eshte bilanci i operacionit policor te koduar Depertimi i zhvilluar diten e djeshme ne Tirane. Ne prangat e policise kane rene Fiqiri Kaso 24 vjec Bledar Danaj 38 vjec Artan Karoli 31 vjec me detyre efektiv i antidroges prane  Drejtorise se Policise se Gjirokastres.  Policia e Tiranes njoftoi dje  se jane shpallur ne kerkim edhe dy persona te tjere te cilet mendohet se jane te implikuar ne kete rrjet te trafikimit te droges. Pas nje hetimi disamujor i realizuar me sukses nga strukturat e Kunder Narkotikeve u arrit sekuestrimi i  kesaj sasie te konsiderueshme te lendes narkotike.  Tre te arrestuarit u kapen ne flagrance pergjate momenteve te transportimit me dy automjete te lendes narkotike cannabis sattiva. Policia ka nderhyre pikerisht ne momentin kur trafikantet po kembenin drogen me parate ne parkingun e nje Qendre Tregtare ne Tirane. Gjate shtrirjes ne kohe te hetimit u dokumentua teresisht implikimi i tyre si dhe u be shpallja ne kerkim edhe per dy shtetas te tjere bashkepunetore te tyre. Lenda narkotike vinte nga fshati i Lazaratit me destinacion me pas shitjen e saj per tregun e brendshem ne zona e vende te ndryshme ne kryeqytet 8211 njoftoi dje policia e Tiranes. Burime nga grupi hetimor i thane dje MAPO-s se informacionet per ekzistencen e kesaj linje trafiku kishin ardhur qe prej vitit te kaluar ndersa hetimet jane shtrire dhe ne fshatin Lazarat ku agjente te policise kane nisur te mbledhin informacione ne lidhje me dy shtetasit e arrestuar Kasa dhe Danaj te cilet dyshoheshin se benin transportin dhe shitjen ne kryeqytet te sasive te konsiderueshme te hashashit. Pasi ka dokumentuar perfshirjen e dy te dyshuarve ne kete linje trafiku policia ka pritur rastin per ti kapur ne flagrance ndersa prej javesh agjentet kishin informacion se droga mund te shoqerohej dhe te ishte nen mbrojtjen e ndonje efektivi te antidroges ne policine e Gjirokastres qe bashkepunonte me trafikantet. Policia dyshon se kolegu i tyre i arrestuar mund te kete dekonspiruar edhe disa operacione te zhvilluara ne qytetin e Gjirokastres ku policia ka mundur te kape disa sasi te konsiderueshme droge por pa vene dot ne pranga trafikantet te cilet duket se jane njoftuar ne momentet e fundit. Paraditen e djeshme policia e Tiranes ne cilesine e proves materiale  sekuestroi  lenden narkotike e llojit Cannabis sattiva 150 kg dy automjete te tipit Audi dhe Benz Avangard nje arme zjarri e llojit TT ne posedim te punonjesit te policise. Nga ana tjeter ka nisur kerkimi per dy persona te tjere te shpallur ne kerkim te cilet jane njoftuar ne momentet e fundit dhe kane mundur ti shpetojne prangave te policise. Burime policore thane dje per MAPO-n se personat ne fjale jane te dy nga Lazarati dhe dyshohen si pjese e te njejtit grup qe ben trafikimin e lendeve narkotike nga ky fshat drejt Tiranem por edhe drejt destinacioneve te tjera jashte Shqiperise. Vetem ne tre muajt e fundit policia ka mundur te sekuestroje mbi 2.5 tonelata hashash ne portin e Durresit dhe ne piken kufitare te Kakavijes duke arritur nje shifer rekord te sasive te kapura te hashashit. Ne shumicen e saj droga e kapur ka patur origjinen nga fshati i Lazaratit ne Gjirokaster. H.Hasani

Operacioni Depertimi

3 persona te arrestuar
150 kg hashash i kapur
Dy automjete te sekuestruara
Pistolete TT e sekuestruar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›