Aksidentet përgjakin rrugët, një i vdekur e katër të plagosur
Aksidentet rrugore të ndodhura gjatë paradites së sotme në vend kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve. Aksidenti më i rëndë, me një të vdekur dhe tre të plagosur, ka ndodhur në Librazhd.
Një makinë ka përfunduar jashtë rruge në fshatin Rrajcë si pasojë e shpejtësisë, duke shkaktuar kështu vdekjen e Festim Bogdanit, 37 vjeç, ndërsa të plagosur mbetën Avni, Besim dhe Vedat Bogdani, përkatësisht 50, 25 dhe 35 vjeç. Të lënduarit janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, në superstraden Fushe-Kruje-Mamurras, nje automjet tip Volksvagen ka perplasur nje kalimtar, i cili po kalonte nga njeri krah i rruges ne tjetrin. I plagosuri është Martin Dobrozi. Policia bëri me dije se ai është në gjëndje kritike për jetën, ndërsa ka arrestuar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.