Partnerët ndërkombëtarë, të alarmuar për vrasjet e krimit të organizuar në Shqipëri
Share
Situata e krimit në Shqipëri ka alarmuar shërbimet inteligjente partnere, raporton e përditshmja Shqip. Vrasjet mafioze të këtij viti kanë tronditur strukturat dhe faktorët monitorues vendas dhe ndërkombëtarë. Por më shqetësues është fakti se vrasjet nuk po zbulohen. Kështu, sivjet është vrarë një gjykatës, Skerdilajd Konomi në Vlorë, është ekzekutuar edhe një zyrtar i Shërbimit Informativ Shtetëror, Isa Çopa, janë ekzekutuar biznesmeni Gentian Gashi, është vrarë Arjan Selimi e Aleksandër Koliçi, emra të njohur të botës së krimit në vend, është vrarë zyrtari i Entit të Banesave, Sokol Doçi, është ekzekutuar Paulin Marku etj.