Shoqërohen me akuzën për korrupsion drejtuesit e Metrologjisë në Ministrinë e Ekonomisë
Share
14 zyrtarë të administratës publike janë shoqëruar sot nga policia e Tiranës pasi akuzohen për korrupsion. Për nëntë prej tyre ka urdhër arresti. Pesë janë shoqëruar për verifikim. Mësohet se të shoqëruarit janë zyrtarë të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit në Ministrinë e Ekonomisë. Ndër të arrestuarit janë dhe zv/drejtori i Përgjithshëm i Metrologjisë dhe drejtori e nëndrejtori për Tiranën. Të tjerët janë inspektorë. Sipas informacioneve më të fundit, ndalimi i tyre është bërë nga seksioni anti-korrupsion në drejtorinë e policisë së Tiranës, por ende nuk jepen detaje të operacionit.