E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, policia hetim dy shofereve

TIRANE - Dy aksidente kane ndodhur ne Tirane, gjate 24 oreve te fundit me dy te plagosur lehte. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes, thane gjate dites se djeshme se kane nisur hetimet ne gjendje te lire ndaj Ali K. 56 vjec, nga Tirana. Ai eshte vene nen hetim pasi, rreth ores 17:45, ne autostrade, duke drejtuar mjetin "Volksvagen" me targa TR 4740 R, ka aksidentuar Elham H., 40 vjec, banues ne Yrshek, i cili ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Po dje, policia e kryeqytetit ka nisur hetimet ndaj Naim T., 43 vjec, banues ne Sauk. Ai ka qene duke udhetuar me motor kur ka dale nga rruga dhe eshte aksidentuar rende. Ngjarja ka ndodhur ne oren 22:40, te dy diteve me pare ne Lunder. Pas kesaj, ai eshte derguar me urgjence ne drejtim te Spitalit Ushtarak, ku ndodhet ne gjendje te rende. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›