Grabitet zyra dhe kazinoja
Artan Cena
TIRANE - Dy grabitje me arme kane ndodhur brenda pak oresh ne Tirane, ku jane marre 380 mije leke. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Tiranes, sipas te cilave grabitja e pare ka ndodhur ne zyrat e nje firme, nderkohe qe tjetra ne nje prej kazinove te ndodhura ne Rrugen e Elbasanit. Burime nga policia thane se, ne te dy rastet jane perdorur arme te ftoha. Dhe pse jane njoftuar ne kohe, forcat e policise se kryeqytetit nuk kane bere te mundur zbulimin e personave qe kane kryer grabitjet. Objektet e grabitura jane ne afersi me njera-tjetren, por kane ndodhur ne kohe te ndryshme. Hetimet e nisura ne fillimin nga efektivet e Komisariatit numer 1, jane marre ne dore nga specialistet e vjedhjeve me dhune.
Dyqani
Grabitja e pare ka ndodhur ne zyrat e "Tirana Urban Tours", me pronar Hazbi Perllaku, ne rrugen "Abdi Toptani", vetem pak metra larg selise se Partise Demokratike, ne oren 22:00 te mbremjes se dy diteve me pare. Kane qene dy persona, qe pasi kane hyre ne ambientet e brendshme kane nxjerre thikat dhe kane kercenuar personin qe ndodhej aty. Nen kercenimin e armeve, dy personat kane marre shumen e 130 mije lekeve nga 69-vjecari, Shyqo Sh. Me pas dy agresoret jane larguar nga zyra ne drejtim te panjohur. Menjehere pas kesaj, 69-vjecari ka njoftuar policine dhe ne drejtim te zyres vendit te ngjarjes kane shkuar efektiva te shumte policie. Menjehere kane nisur hetimet dhe eshte marre ne pyetje personi, i cili ndodhej ne zyre. Gjate deshmise se dhene, 69-vjecari ka deklaruar se nuk i kishte pare me pare dy personat qe e kishin sulmuar dhe i kishin marre parate. Ai ishte detyruar me ane te thikave, qe t'u jepte parate.
Kazinoja
Vetem pak ore me vone, ne Rrugen e Elbasanit, nje person me nje pistolete ne dore ka hyre ne nje kazino dhe ka grabitur 250 mije leke. Sic duket ora e vone dhe pakesimi i klienteve te kazinose pas mesnate, i ka dhene ndihme hajdutit qe te futej me arme dhe te realizonte planin e tij. Pasi ka kercenuar personat qe ndodheshin aty, ka arritur te vjedh 250 mije leke dhe me pas eshte larguar ne drejtim te pa ditur. Pronari i ketij lokali ka lajmeruar me pas policine, e cila ka bere keqyrjen e vendit te ngjarjes per te bere te mundur marrjen e provave dhe arrestimin e autorit te kesaj grabitjeje. Nderkaq qe ende nuk ka persona te identifikuar ne lidhje me keto dy ngjarje. Sipas policise, jane duke vazhduar hetimet per identifikimin e personave pergjegjes.
250 mije Jane marre ne nje kazino tek Rruga e Elbasanit me ane te kercenimi me arme. Ngjarja ka ndodhur ne oren 05:50 minuta te dites se djeshme, kur nje person ka hyre ne ambientet e brendshme te lojerave te fatit dhe ka marre parate.
150 mijeLeke jane marre mbremjen e dy diteve me pare ne zyren e nje shoqerie transportit ne kryeqytet. Kane qene dy persona qe kane hyre dhe me nje thike ne dore kane detyruar personin qe ndodhej aty, qe t'u jepte parate qe ishin ne kase.