E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksidentet rrugore, INSTAT: “Ulet numri i tyre, por rriten me 38 përqind jetët e humbura”

Numri i aksidenteve në dy muajt e parë të këtij viti rezulton më i ulët, por pasojat prej tyre rezultojnë më të larta në jetët njerëzore.
INSTAT raportoi këtë të enjte, se në muajin Shkurt të këtij viti, u regjistruan 79 aksidente rrugore nga 106 aksidente të ndodhura në muajin Shkurt 2020, duke u ulur me 25,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 
Ndërsa në dy-mujorin e parë të vitit 2021, numërohen 204 aksidente rrugore nga 199 aksidente të ndodhura në dymujorin e parë të vitit 2020, duke u rritur me 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Shkurt 2020, numri i të aksidentuarve është 103 persona nga 144 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 28,5 %. 
Në dymujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve, është 268 persona nga 266 persona, duke u rritur me 0,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në muajin Shkurt 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona nga 12 persona të vdekur në Shkurt 2020. 
Në dy-mujorin e parë të vitit 2021, numri i të vdekurve është 40 persona nga 29 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Sipas raportit në muajin Shkurt 2021, aksidentet rrugore, në 81% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. 
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 31,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›