Aksidentet rrugore, ekspertët: Çdo ditë një viktimë
TIRANE - Papërgjegjshmëria, tejkalimi i normave të shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur nga drejtuesit e automjeteve janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të shumta që po shkaktojnë çdo ditë nga një viktimë në vendin tonë.
Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar rreth 1500 aksidente me pasojë afro 200 viktima dhe rreth 175 të plagosur, shprehet eksperti rrugor Berti Koxhaj.
“Nëse bëjmë një përqasje me pasojat e aksidenteve, tek ne në raport me vendet e Bashkimit Europian pasojat janë shumë herë më fatale sesa aksidentet që ndodhin në botë. Për arsye se shikojnë një mënyrë më agresive të ngari të mjetit nga ana e shoferëve shqiptarë, ku ndikon përdorimi i alkoolit, mospërdorimi i rripit të sigurimit, i cili minimizon pasojat e aksidenteve me makinë”, - tha Koxhaj.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)