E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet konsullata amerikane në Lahore të Pakistanit

PAKISTAN - Departamenti amerikan i shtetit ka urdhëruar personelin jo emergjent qeveritar që të largohet nga konsullata amerikane në Lahore të Pakistanit.

Raportimet mediale të premten e kanë cituar një zyrtar amerikan i cili në kushte anonimiteti ka thënë se largimi është urdhëruar për shkak të “kërcënimeve specifike” kundër konsullatës në Lahore.

Në një paralajmërim për udhëtim që është lëshuar të enjten, Departamenti i Shtetit ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shtyjë të gjitha udhëtimet që nuk janë të domosdoshme për në Pakistan për shkak të kërcënimeve kundër amerikanëve në këtë shtet. domosdoshme për në Pakistan për shkak të kërcënimeve kundër amerikanëve në këtë shtet.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›