E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poeti cecen Ruslan Akhtakhanov vritet ne Moske

Poeti i shquar antiseparatist nga Cecenia Ruslan Akhtakhanov eshte qelluar per vdekje ne Moske. Sipas policise te gjitha shenjat te cojne drejt pistes se nje atentati te kryer nga nje vrares profesionist. 58-vjecari u qellua disa here nga nje person i armatosur i paidentifikuar pasi la makinen jashte shtepise se tij ne veriperendim te Moskes te marten ne mbremje. Akhtakhanov ka kundershtuar levizjen separatiste cecene duke besuar se Cecenia duhet te mbetet pjese e Rusise. Nje person i panjohur shtiu mbi Akhtakhanovin dy here se pari ne kembe dhe me pas ne koke - u tha ne nje deklarate pas hetimit.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi burime te policise se Akhtakhanov u qellua rreth mesnates dhe se vrasesi ia mbathi me nje makine qe u gjet me vone disa blloqe larg ku u gjet dhe nje pistolete me silenciator. Ne te vertete e gjithe historia e kultures boterore eshte proces i clirimit te njeriut nga egersia dhe injoranca - eshte shprehur Ruslan Ahtahanov.

Vleresuar si krenaria e Cecenise Akhtakhanov ishte profesor ne Akademine Moderne Humanitare ne Moske. Ne vitin 2009 eshte vleresuar me nje cmim special per nje liber me poezi Une jam krenar per Cecenine e cila dha heronj per boten.

Ne faqen e tij ai e pershkruan veten si nje edukator dhe nje avokat i Cecenise mbetur pjese e Rusise. Kremlini ka luftuar kryengritesit ne Kaukazin e Veriut qe nga renia e Bashkimit Sovjetik ne vitin 1991. Ai zhvilloi dy luftera kunder rebeleve separatiste ne Ceceni ne 1994-96 dhe ne 1999-2000. Prej mbarimit te luftes ne vitin 2000 rebelet kane zhvilluar nje kryengritje me trazirat e perhapur ne fusha te tjera te Kaukazit te Veriut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›