Ministra ben edhe detyrat e Qendres se Filmit
Dje zyra per shtyp e Ministrise se Kultures njoftonte se Bumci priti anetaret e komisionit perzgjedhes te filmave konkurrues ne Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Berlin per vitin 2012 te perbere nga znj. Anna Hoffman z. Bernd Buder dhe z. Nikolaj Nikitin. Lajmin se ky komision eshte ngritur dhe po merr ne shqyrtim filmat artistike shqiptare duhej ta lajmeronte per mediat Qendra Kombetare Kinematografike prane se ciles funksionon ndoshta nje zyre shtypi por prej se ciles nuk eshte derguar asnje njoftim. Edhe pse edicionin e ketij viti e organizon QKK eshte ministria qe ben te ditur se jane marre ne shqyrtim dy filma artistike dhe nje dokumentar si dhe shume filma me metrazh te shkurter dhe shume shpejt do beje perzgjedhjen. Ne takimin me Bumcin njoftohet se u ra dakord per zhvillimin e javes se Filmit Shqiptar ne Gjermani me qellim promovimin e vlerave te kultures shqiptare. Midis komisionit dhe ministrise u fol edhe per mundesine qe ofron Shqiperia per kineastet e rinj dhe pjesemarrjen e tyre ne Festivalin e Filmit ne Berlin ne te cilin eshte ngritur nje forum te vecante per promovimin e tyre. U tha ne tone entuziazmi gjithashtu se kineastet e rinj jane ne kerkim te vendeve te reja te paeksploruara dhe Shqiperia ka mundesi te kthehet ne vend ku te prodhohen filma te huaj. Per edicionin e 62-te te Berlinale 2012 komisioni do te shqyrtoje ne Tirane rreth 80 filma nga Kosova Maqedonia Kroacia Serbia Mali i Zi dhe Shqiperia qe perfshijne filma artistike te metrazhit te gjate filma te metrazhit te shkurter dokumentare dhe filma vizatimore.