E Shtunë, 31 Tetor 2026

apaliku peruron Teatrin e Komedise

Nje komedi e shkruar nga Stefan Capaliku do te peruroje institucionin me te ri Teatrin e Komedise. Sot mbahet nje konference per shtyp per kete prezantim nje institucion qe ka ndare ne dysh diskutuesit per krijimin e tij deri diten e sotme. Provat per premieren e Capalikut behet e ditur se kane filluar para pak ditesh dhe behet fjale per venien ne skene te komedise XXL TV ku edhe regjia do te jete e dramaturgut se bashku me aktorin Naun Shundi. Ne role jane Bujar Asqeriu Olta Daku Lulzim Zeqja Flaura Kureta Marsela Lena Roland Saro.

Sinopsi eshte Ngjarjet zhvillohet ne studion e nje stacioni televiziv qe ndodhet i vendosur ne katin e dyte te nje ndertese ne qender te qytetit mbi Banken Kombetare. Neper skene rri duke levizur nje kamera e mbeshtetur mbi nje stativ me rrota. Mbi skene eshte nje ekran gjigant televizori ne qark te mbyllur me kameren qe shetit ne skene dhe qe transmeton nen sigen e TV-XXL. XXL TV i kushtohet realitetit mediatik shqiptar ne vecanti dhe atij global ne pergjithesi. Ajo merret me menyrat e manipulimit te se vertetes me karakterin ordiner te imazhit dhe mesazhit televiziv. Ne qender te estetikes se saj eshte vendosja perballe e teatrit si demaskues i televizionit. Eumlshte mengjesi i pare ne nje televizion privat qe perpiqet te mbijetoje me te gjitha format duke percjelle nje realitet fals. Kitch i televizionit i cili eshte me maske se maska vete manipulon perdite mendjen dhe zemrat e publikut. Pak jane ata qe e dine sesi prodhohet ky manipulim. Studioja televizive vjen dhe behet fushebeteja dramatike e njerezve fare te zakonte si ne dhe te ngjashem me ne qe kane hallet dhe problemet e veta ekzistenciale.

Teatri vs televizion duhet te jene mendimet e regjisorit per kete shfaqje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›