Letersia ne librari apo facebook
Real-kult/ A nuk eshte pra facebook pikerisht nje pasqyre e interesave te shqiptareve ne hapesiren virtuale online A nuk eshte facebook nje menyre per te testuar vulgaritetin megalomanine vipomanine etjen per te qene ne qender te vemendjes qofte dhe duke i treguar miletit kokrren e marres cinizmin shtijanine eklektizmin idiotesk e te tjera dokrra kesodore qe ta perforcojne akoma me shume ne koke ate pohimin e lashte unum scio quod nihil scio lat. nje gje di qe sdi asgje Megjithate nuk do ndalemi ne kete shkrim vetem tek logocentrizmi i pamjes se pergjithshme
1.
Po e fillojme kete shkrim me rrjetin social facebook i cili nga ana teorike eshte bere aq shume popullor tashme sa sna ngelet me asgje per te thene mbi tabiatet e tij dhe menyren sesi funksionon. Qe nga femijet e kopshtit e deri tek meraklinjte e skajshmerise se moshave te treta ia dine vete me kut tabiatet ata jane sot perdorues te facebook-ut kane nje ose disa profile me identitet real apo fals me foto reale apo te personave te tjere qe gjenden bujarisht me bollek midis leshterikeve te detit te internetit. Ne nje bote te tille si kjo e facebook-ut mblidhen pothuaj qe te gjithe ciliminjte adoleshentet studentet profesoret politikanet drogaxhinjte kontrabandistet hajdutet kriminelet kumarxhinjte homoseksualet te gjithe te gjithe pa harruar te permendim edhe shkrimtaret bashke me nenkategorine e tyre - medemekshkrimtaret.
Sa per vete une kam qene dhe jam pjese e ketij rrjeti here si frekuentues i perkohshem dhe kureshtar spontan dhe here te tjera kalojne muaj pa ia hedhur syte. Kam publikuar dhe publikoj ne kete web here pas here per miqte apo personat e tjere qe te kene mundesi te me lexojne nese duan ta bejne nje gje te tille pa ndonje pretendim konkret apo entuziazem per suksesin e pritshem. Ne fund te fundit duke qene te privuar nga lexuesi dhe mundesite e tjera per tiu qasur atij lexuesit ne pamje te pare facebook duket se krijon paksa akses me shume. Sado hileqar dhe oportun perseri facebook eshte nje pasqyre virtuale e mendesise shqiptare po them per pjesen shqiptare te gjerave aty midis atyre miqve qe te jane qasur apo qe i ke kerkuar ve re orientimet klanore interesat imediate shkermoqjen e idealeve masen e qendrueshmerise ne ato cka thone per publikun ne mediume serioze dhe shkarjen ne banalizem kur shprehen shkujdesur pikerisht per keto tema. Ne facebook njihesh me sukseset e tyre dhe me personat qe entuziazmohen per suksesin tend apo te tjetrit ne facebook te ndodh qe te ndihesh i vetmuar midis gjithe atyre miqve qe ke dhe nuk gjenden dhe nderkohe i shikon qe jane mbledhur rreth qyfyreve popullore te Lek Plepit.
A nuk eshte pra facebook pikerisht nje pasqyre e interesave te shqiptareve ne hapesiren virtuale online A nuk eshte facebook nje menyre per te testuar vulgaritetin megalomanine vipomanine etjen per te qene ne qender te vemendjes qofte dhe duke i treguar miletit kokrren e marres cinizmin shtijanine eklektizmin idiotesk e te tjera dokrra kesodore qe ta perforcojne akoma me shume ne koke ate pohimin e lashte unum scio quod nihil scio lat. nje gje di qe sdi asgje Megjithate nuk do ndalemi ne kete shkrim vetem tek logocentrizmi i pamjes se pergjithshme. Pamja paksa me thellesore e nje aspekti konkret sic eshte prezantimi i njerezve te letrave ne facebook do te behet objekt trajtimi edhe pak me poshte. Pasi te flasim pak dhe per format e tjera te ekzistimit dhe zhvillimit te letersise ne keta njezet vjet.
2.
Pergjate viteve lsquo90 neper rruget e kryeqytetit shqiptar dhe neper linjat e autobuseve urbane te tij te bente pershtypje vershimi i shkrimtareve dhe i pseudoshkrimtareve keta te fundit kryesisht poete te cilet me libra neper canta e neper duar demonstrativisht iu drejtoheshin librarive dhe kioskave te panumerta ku nder te tjera shiteshin edhe libra kurse lexuesi demonstrativisht i ktheu shpinen edhe krijimeve te ketyre kreatyrave edhe librarive. Te tromaksur nga kjo lloj pervoje e larget dhe e paharrueshme ne ditet tona tashme pas me se nje dekade librashitesit i bejne hesapet me shtepite botuese dhe sqasin me asnje njeri me cante qofte ky dhe lexues i thjeshte qe futet ne librari vetem sa per te blere vete nje liber. Sic edhe e thame ne fakt realiteti ne fillim ishte krejtesisht ndryshe.
Hapesira e librarive ne fillim u be mikpritese per cdo gje qe botohej aty shikoje lloj-lloj botimesh te percudshme dhe pa pike vlere te cilat jo vetem kaq por zinin pjesen dermuese te kesaj hapesire. Ndryshimi i raporteve ndodhi me pas kur lexuesi ia beri naften librit. Atehere librarite rane ne ujdi me shtepite botuese se shqipja nuk shkruhet dot nga shkrimtaret shqiptare ndaj ia vune syrin autoreve te huaj. Ne mediume dhe ne panaire kudo flitej vetem per suksesin e letersise se huaj. Nderkohe pergjate pesevjecarit te pare te lsquo90-s vazhdonin te botoheshin ende disa periodike dhe suplemente letrare si Drita Aks etj. te cilat botonin autore te rinj e te vjeter recensione me stilin e vjeter prej lexuesish turni dhe opinione per kopertinat ama mos ti hyjme ne hak njeriu fatmiresisht nganjehere ndodhte qe botohej edhe letersi cilesore.
Si nje i ri i lidhur besnikerisht me letersine te pakten qe nga viti i larget i lsquo94-s e kam pase ruajtur cdo numer te Drites Aksit dhe te disa prej suplementeve te njohura qe botonin ne kohe te ndryshme te perditshmet si Rilindja e Kosoves Republika Albania 55 Koha jone Tema dikur etj. duke krijuar nje koleksion te vertete derisa keto i humba aksidentalisht ne Puke kur mu dogj banesa ne janar te vitit 2001. Pas kesaj kam ruajtur perseri pothuaj gjithcka qe dilte ne shtyp per letersine deri sot qe tashme ska me asnje organ promovues dhe qe te sherbeje si tribune mendimi.
Eumlshte vertete interesante ti shfletosh tashme pas kaq dekadash keto faqe te publicistikes letrare shqiptare dhe te vjen te habitesh me rrjedhen qe ka marre jeta. Disa prej ketyre autoreve sot jane emigrante dhe sdihet me asgje per ta disa kane reshtur se shkruari disa te tjere kane vdekur disa kane arritur te cajne perpara drejt kryeqytetit shqiptar dhe jane tashme njerez te njohur ne opinionin e gjere disa i jane kushtuar jetes akademike politike etj. duke i ngushtuar interesat nga shoqerore dhe utilitare dikur ne personale dhe ngushtesisht vetem personale tani. Njezet vjet letersi. Analistet dhe studiuesit nga e gjithe kjo periudhe permendin vetem 4-5 emra autoresh te cilet arriten te ndertojne klanin e tyre gjithsesi. Sic kishin vepruar me pare ne njefare menyre edhe brezat e viteve lsquo70 dhe lsquo80. Pjesa tjeter i perket harreses atyre pak faqeve te zverdhura te periodikeve ku botuan krijimet e tyre oportune ne vitet e shkuar. Tashme jeta kulturore shqiptare jane pikerisht keta 4-5 autore te mirepritur ne rubrikat kulturore te medias se perditshme jane vetem keta ne antologji e perfaqesojne brezin vetem keta cmimet dhe bursat ndahen vetem midis ketyre ne panaire dhe promovime vetem keta. Kjo eshte letersia shqipe. Pjesa tjeter sjane vecse bezdi. Ata nuk duhet te mbeshteten. Nuk duhet te ekzistojne. Per shtepite botuese ata sjane gje tjeter vecse ca cyryke qe luten per cmime te arsyeshme botimesh. Per mediat e perditshme ata sjane gje tjeter vecse ca vulehumbur qe mezi presin te shohin emrin e tyre ne gazete per librarite ata sjane gje tjeter vecse ca vizitore te bezdisshem te cilet i nxjerr nga dera dhe te hyjne nga dritarja. Situata eshte jo vetem e dehumanizuar por dhe depersonalizuese per krijuesit jashte klani ne pergjithesi dhe per jometropolitanet shqiptare ne vecanti.
Sa i perket pozicionit tim duke filluar qe nga viti i larget lsquo94 tashme pothuaj kane kaluar plot 17 vjet qe here pas here gjendem pjese e tribunes se mendimit ne shtypin shqiptar megjithate nuk jam pjese e asnje klani nuk jam pjese e asnje antologjie dhe asnje privilegji. Edhe persona qe me njohin mire madje edhe personalisht nganjehere mundohen ta anashkalojne emrin tim ne publik. Madje nje analist i njohur kur botonte pak kohe me pare nje shkrim timin tek mediumi i tij online deklaronte se nuk me njihte nderkohe qe kishim pire edhe kafe bashke vite me pare prane zyrave te nje te perditshmeje ishim takuar edhe ne promovime librash madje kishte informacion te mjaftueshem per mua edhe nga te tjeret. Po te duash ti njohesh punetoret e vertete te letersise sot nuk eshte dhe aq e veshtire. Por kur sdo vete atehere ndryshon puna.
Me e keqe se mosnjohja eshte kinse mosnjohja me e keqe se mosnjohja eshte dashakeqesia e fshehte apo injorimi ku behen orvatje per ta rrethuar autorin me qefinin e harreses duke e lene ate si nje vetje ne paprani krijues pa letersi anonim ne periferi. Letersia gjykohet ne opinionin e kater-peseve. Shkrimtaret dhe poetet jane tre-kater e shumta pese. Fale ketyre letersia ende ekziston Te tjeret ose sjane gjekundi ose jane pese me hic Ose ose thjeshte shkrimtare facebook-u. Kuptohet behet fjale per njefarelloj perfaqesimi social-kulturor online.
3.
Qe ne fillim shtyse per te hapur nje facebook per mua u be njeri nga miqte e mi vertete te cmuar i cili njelloj si une edhe ai aspiron kembengules ndonese ne pozita jo fort komode ne fushen e letrave. Njeri ne Fier tjetri ne Tirane - facebook ishte nje mundesi me teper per komunikim online. Me pas fillova te bej pjese te profilit tim te aferm shoket e femijerise dhe te universitetit dhe keshtu dalengadale ndersa numri i personave shtohej me te njohur dalengadale listes i shtoheshin edhe emra te tjere pa ndonje rol ne jeten time ca duke i rremuar ngase duke qene emra te njohur ne fusha te caktuara ruaja nga larg nje ndjesi respekti ndaj tyre dhe doja ti njihja me teper ndersa pjesa me e madhe me gjenin vete. Kjo lloj pranie filloi te behej edhe me e madhe pasi kisha hapur disa forume letrare qe administrohen permes facebook-ut dhe pasi kisha filluar te publikoja shkrime atje. Nuk jam kunder kesaj pranie dhe rrallehere mund te kete qelluar qe i kam refuzuar vetem ne raste kur profilet e tyre prezantoheshin me emra komplet ordinere. Asnjehere nuk me ka shqetesuar kjo mase me pranine e saj as me qasjen as me largimin - kur behet fjale per njerez kalimtare d.m.th. tipa qe trokasin i lejon te vijne shohin cdo skute dhe kur e kuptojne se sje i tyri mbyllin deren dhe ikin.
Ajo qe me ka lene nje shije bajate zhgenjimi ka qene pikerisht edhe raporti online me njerezit e letrave. Edhe ketu ku liria e marredhenieve dhe e publikimit eshte pa kufi shkrimtaret ose vetmohen dhe behen te pandjeshem ose socializohen ne grupe qe ngjajne me teper si forume shkollaresh gjimnaziste. Pastaj ne facebook nuk i shpeton dot edhe nje fenomeni qe ne njefare menyre nuk mund te mos lihet pa u marre seriozisht. Nese te dergojne krijime dhe nuk ndihesh ngase nuk tu ka bere prej sish qejfi atyre qe ti dergojne u ngelet qejfi dhe nese u thua se nuk tu ka bere qejfi prape ata ofendohen dhe u ngelet qejfi. Sille nga te duash je ne telash. Emri ne monitor sado oportunist apo obskurant ta perfaqesoje veten me krijimet e tij prape shenjezon nje vetje qe ne rastin me te pare do te sulet per hakmarrje me shoqerine e tij mediokre ose seshte cudi bashke me ate kater-peseshen e famshme duke u perkujdesur kohe me pare deri ne imtesi qe goditja jote te jete fatale. Jemi ne Shqiperi ku cdo gje eshte normale